Shqipëria Postuar më 23 Prill 2025, 09:33

Eksportet bujqësore/ Denaj: Vijojnë me trendin rritës, 10%  më shumë se viti i kaluar!

Nga Edel Strazimiri

Eksportet bujqësore/ Denaj: Vijojnë me trendin rritës, 10%

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informoi sot se eksportet bujqësore kanë vijuar trendin rritës dhe për periudhën janar-mars 2025 me 10% në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo bëri me dije gjithashtu se performanca pozitive e sektorit bujqësor tregon punën e palodhur të fermerëve që po japin një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sektorit dhe fuqizimit të markës “Made in Albania”.

“Eksportet bujqësore shqiptare sot gjendet në 80 tregje ndërkombëtare”, u shpreh Denaj.

Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë për rritjen e mbështetjes nga fermerëve dhe prodhimit bujqësor vendas.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet, ndaj do të vijojmë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës drejt objektivit të qeverisë 1 miliard dollarë eksporte deri në 2030”, deklaroi ajo.

Buxheti i vitit 2025 adreson për bujqësinë dhe zhvillimin rural rreth 15 miliardë lekë me  prioritetet financimin e fermerëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat