Shqipëria Postuar më 22 Prill 2025, 13:53

Dita e tokës, fokusi te energjia e rinovueshme - Musaj: Nevojë për më shumë përpjekje për të garantuar një mjedis të shëndetshëm

Nga Ola Mitre

Dita e tokës, fokusi te energjia e rinovueshme - Musaj: Nevojë

Me temë “Është fuqia jonë, është planeti ynë”, Dita e Tokës për vitin 2025 e vendos fokusin te energjia e rinovueshme dhe zëvendësimi gradual i karburanteve, si veprime që do të ndihmonin në frenimin dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Këto çështje u diskutuan edhe në forumin “Bashkë për Qëndrueshmëri Mjedisore”, të organizuar nga Universiteti Polis, ku ekspertët shprehën nevojën për më shumë përpjekje në këtë drejtim.

Musaj thotë se adresimi i çështjeve që lidhen mjedisin do të garantonte një mjedis të pastër e rrjedhimisht edhe me përfitime shëndetësore.

Tema e Ditës së Tokës për vitin 2025 u shpall në vijim të përfundimeve të COP-28 në Shtetet e Bashkuara Arabe në vitin 2023, si nevojë për të ndërmarrë veprime për përballimin e ndryshimeve klimatike, por edhe për të edukuar publikun që të kontribuojë në këtë drejtim. 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat