Shqipëria Postuar më 23 Prill 2025, 11:24

“Agroturizmi dhe bujqësia, shtylla të ekonomisë” - Rama, me fermerët e Beratit: Mbështetje financiare për këdo

Nga Diamila Leka

“Agroturizmi dhe bujqësia, shtylla të ekonomisë” -

Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, takimin e radhës e zhvilloi me fermerët dhe sipërmarrësit në qarkun e Beratit. Gjatë takimit Rama theksoi rëndësinë e zhvillimit të strukturave agro-turistike si dhe bujqësisë, pasi janë shtylla të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“Pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimeshm, qoftë në mbështetje financiare apo përfituesish, është 11 fish numri i përfituesve që janë 67 mijë në raport me 5600 fermerë përfitues që ishte numri që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit mes fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%.”

Sipas Ramës, do të mbështeten të gjtihë fermerët që kanë nevojë për asistencë dhe jo vetëm.

“Ne nëpërmjet AZHBR e shoqërojmë këtë proces, mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton.  Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte. Gjysmë miliardi tjetër është shumë ambicioz".

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat