Energjia e erës, 70 aplikime për centrale - AKBN: Interesi nga investitorët, zonat me potencial me lartë

Teksa vendi ynë ende nuk ka centrale eolike në operim, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se interesi për investime është rritur. Duke iu referuar shifrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN bën me dije se janë 70 aplikime për ndërtimin e parqeve me erë, teksa potenciali për këtë burim energjie është i madh.
AKBN bën të ditur gjithashtu se deri në fund të vitit 2025 janë nënshkruar shtatë kontrata për projekte të prodhimit të energjisë nga era, që aktualisht ndodhen në fazë studimi. Paralelisht, agjencia ka përfunduar shqyrtimin teknik për pesë projekte të tjera, të cilat po vijojnë procedurat për marrjen e lejeve të ndërtimit.
Sipas një raporti të publikuar mnga ky dikaster, vendi ka potencial të konsiderueshëm për prodhimin e energjisë nga era, me shpejtësi ere që në shumë zona tejkalojnë 8 deri në 9 metra në sekondë. Zonat më të favorshme identifikohen përgjatë vijës bregdetare dhe kreshtave malore, veçanërisht në jug të vendit. Më specifiksht, zonat me interes për zhvillimin e energjisë së erës përfshijnë Shkodrën, Kukësin, Lezhën, Durrësin, Kavajën, Fierin, Karavastanë, Vlorën, Sarandën, Korçën dhe Tepelenën.
Raporti thekson se shpejtësia mesatare vjetore e erës në territorin shqiptar varion nga 3.3 deri në 9.6 m/s, ndërsa zonat më të përshtatshme për prodhim energjie kanë vlera mesatare nga 5.8 deri në 7 m/s.
Ndërkaq, sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjive të Rinovueshme, Shqipëria ka potencial konkurrues për energjinë e erës deri në 7,400 MW. Ndërkohë, skenari i tranzicionit energjetik i organizatës parashikon që deri në vitin 2030 vendi mund të arrijë një kapacitet të instaluar prej 616 MW energji eolike.
Lufta ndryshon hartën e importit të karburanteve/ Arabia Saudite zëvendëson Indinë në periudhën Mars-Prill 2026
Lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon hartën e importeve të lëndëve djegëse në Shqipëri, me zhvendosje të dukshme të furnitorëve kryesorë gjatë muajve......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot trendin e tij rritës duke regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u......
Bizneseve u falen mbi 462 milionë euro detyrime - Si ndahet stoku i borxhit tatimor sipas vjetërsisë
Bizneset do të përfitojnë mbi 460 milionë euro detyrime tatimore të falura përmes ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, i cili ka nisur......
Shqipëria, destinacioni i ri i amerikanëve për jetesë/ Vendi, me kosto të ulët jetese dhe mundësi të mira investimi
Interesi i amerikanëve për të jetuar dhe investuar në Shqipëri po rritet ndjeshëm, me Tiranën dhe bregdetin shqiptar që po kthehen në destinacionet më të......
Janar-Prill, 81.2% e mjeteve të reja janë elektrike hibride - DPSHTRR: Tendencë në rritje për automjetet green në vend
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar shifrat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar–Prill 2026, ku evidentohet......
Titujt qeveritarë, jo fitimprurës për qytetarët - AMF: Interes i ulët për të investuar paratë në bono thesari dhe obligacione
Ekzistojnë disa instrumente ku shqiptarët mund të investojnë paratë e tyre, një ndër to edhe titujt qeveritarë. Pavarësisht se bonot e thesarit dhe......
Greqia do të prodhojë galium - Investimi prej 340 milionë euro për lëndën e parë kritike
Një investim prej 340 milionë euro, që i mundëson Greqisë prodhimin e galiumit për të mbuluar 100% të nevojave të BE-së, u miratua nga komiteti ndërministror......
SHBA zgjasin heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse - Synohet të ndihmohen vendet e cënueshme të prekura nga lufta në Iran
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi një tjetër zgjatje 30-ditore të përjashtimi nga sanksionet që lejon blerjet e naftës ruse të transportuar......


