Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 10:23

Janar-Prill, 81.2% e mjeteve të reja janë elektrike hibride - DPSHTRR: Tendencë në rritje për automjetet green në vend

Nga Ernilda Luzi

Janar-Prill, 81.2% e mjeteve të reja janë elektrike hibride - DPSHTRR:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar shifrat mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar–Prill 2026, ku evidentohet një trend në rritje i automjeteve Electric Hybrid Plug-in me 0 kilometra në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, autoveturat Electric Hybrid Plug-in me 0 km përbëjnë 81.2% të totalit të mjeteve të reja të regjistruara gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026. Ky rezultat tregon një orientim gjithnjë e më të madh të qytetarëve drejt automjeteve me teknologji të avancuar, me konsum më të ulët karburanti dhe ndikim më të reduktuar në mjedis.

Referuar shifrave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, krahasuar me periudhën Janar- Prill 2025, regjistrimet e autoveturave Electric Hybrid Plug-in kanë shënuar një rritje prej 26.7%. Ky zhvillim është një tregues i transformimit gradual të tregut automobilistik në Shqipëri, ku automjetet green po fitojnë gjithnjë e më shumë terren.

Kjo rritje lidhet me disa faktorë kryesorë, mes të cilëve ndërgjegjësimi më i lartë i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ulja e kostove të përdorimit afatgjatë të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, tendenca në rritje e regjistrimit të mjeteve Electric Hybrid Plug-in shihet edhe si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës automobilistike në vend dhe afrimit me standardet europiane për transportin e gjelbër.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat