Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 11:11

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan ka vijuar edhe sot trendin e tij rritës duke regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.5 lekë dhe duke u shitur me 82.5 lekë.

Monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë  është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 104.7 lekë ën raport me ditën që lamë pas.

Paundi britanik sakaq ka shënuar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 110.1 lekë krahasuar me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat