Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 10:23

Energjia diellore arrin rekord në Shqipëri - 13.2% e prodhimit vendas në vitin 2025, ulet prodhimi nga hidrocentralet

Nga Ola Mitre

Energjia diellore arrin rekord në Shqipëri - 13.2% e prodhimit vendas

Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet diellore ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur për herë të parë në 13.2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Të dhënat publikohen në bilancin vjetor të energjisë elektrike nga Instituti i Statistikave.

Sipas tw dhwnave, gjatë vitit 2025 energjia elektrike në dispozicion në Shqipëri arriti në 8,345 gWh, me një rritje prej 2.1% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, prodhimi neto vendas shënoi rënie, duke zbritur në 7,468 gWh, ose 4.7% më pak se një vit më parë.

Në strukturën e prodhimit vendas, hidrocentralet vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore. Hidrocentralet publike prodhuan 45.2% të energjisë, ndërsa prodhuesit privatë dhe koncesionarë 41.6%. Pjesa tjetër, prej 13.2% u prodhua pikwrisht nga burime të tjera të rinovueshme qw janw fotovoltaikwt. Në terma absolutë, prodhimi nga këto burime pothuajse u dyfishua, duke arritur në 984 gWh, nga 507 gWh në vitin 2024, ose një rritje prej 94.3% brenda një viti.

Rritja e prodhimit nga energjia diellore vjen në një kohë kur prodhimi nga hidrocentralet ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të kushteve hidrike. Hidrocentralet publike prodhuan 3,374 gWh, ose 17.4% më pak se në vitin 2024.

Ndërkohë, rritja e kërkesës për energji elektrike dhe ulja e prodhimit vendas kanë shtuar edhe varësinë nga importi. Importet e energjisë elektrike u rritën me 26.5%, duke arritur në 3,375 gWh, ndërsa eksportet u rritën me 7%, në 2,498 gWh.

Ndërkohë, humbjet në rrjetin e energjisë elektrike shënuan një ulje të lehtë gjatë vitit 2025. Ato arritën në 1,593 gWh, nga 1,614 gWh një vit më parë, duke u reduktuar me rreth 1.3%. Si pasojë, pesha e humbjeve në totalin e energjisë në dispozicion ra në 19.1%, nga 19.8% që ishte në vitin 2024.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......