Ekonomia pritet të zgjerohet me 3.7% në 2027/ Civici: Shqipëria mban kursin e rritjes, pavarësisht sfidave globale

Sipas projeksioneve më të fundit të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, duke shënuar një zgjerim prej 3.4%. Ky ritëm mbetet pozitiv, edhe pse më i ulët krahasuar me rritjen e vlerësuar prej 3.8% gjatë vitit të kaluar. Institucioni ndërkombëtar thekson se ulja e lehtë e parashikimit lidhet me përkeqësimin e klimës ekonomike në nivel global, të ndikuar nga tensionet gjeopolitike dhe kostot në rritje të energjisë. Megjithatë, perspektiva afatmesme për Shqipërinë mbetet optimiste, pasi ekonomia parashikohet të përshpejtojë ritmet e saj në vitin 2027 me 3.7%, ndërsa në vitin 2028 të rritet me 3.6%. Eksperti i ekonomisë, prof.dr Adrian Civici, thotë për SCAN tv, se faktorët kryesorë që po ndikojnë në disi këtë ngadalësim, janë konfliktet në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve të energjisë dhe pasiguria në tregjet financiare ndërkombëtare.
“Rritja e PBB-së në nivelin 3.3%- 3.4%, 3.6%, apo dhe 4% siç janë parashikimit e qeverisë shqiptare, tregon për një ekonomi që nuk vuan nga një goditje strukturore ose sistemike. Nuk po shkëlqen në kuptimin që të ketë rritje spektakolare, sidomos të kontributit të sektorëve në rritjen ekonomike të vendit. Gjithsesi, ka një rritje të qëndrueshme në këto nivele. Është akoma e ulët për nevojat që ka Shqipëria, dhe për faktin që rritja ekonomike është elemnti kryesor e kjo për faktin që rritja ekonomike është elementi kryesor nga të cilat varen të ardhurat tatimore, shpenzimet publike, vet buxheti dhe shumë elementë të tjerë, gjithsesi është një rritje e vlerësueshme” – thotë për SCAN tv, profesor Adrian Civici.
Në Ballkanin Perëndimor, pritshmëritë janë për një përmirësim të përgjithshëm të aktivitetit ekonomik. Ndryshe nga rajoni, panorama globale paraqitet më e vështirë. Banka Botërore ka reduktuar pritshmëritë për ekonominë botërore, duke parashikuar një rritje prej vetëm 2.5% në vitin 2026. Raporti paralajmëron se një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve gjeopolitike mund të ketë pasoja edhe më të forta për ekonominë globale. Megjithatë, ekspertët shohin potencial zhvillimi në teknologjitë e inteligjencës artificiale, investimet në energjinë e gjelbër dhe forcimin e bashkëpunimit tregtar rajonal, të cilat mund të shërbejnë si motorë të rinj të rritjes ekonomike në dekadën e ardhshme.
Kosova dhe Bosnja rrisin shkëmbimet me Shqipërinë/ Në pesë muaj, importet ranë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të rriten, por me ritme të ndryshme mes partnerëve. Të dhënat për pesëmujorin e......
Vijojnë përpjekjet për një marrëveshje përfundimtare SHBA-Iran/ Witkoff dhe Kushner në Zvicër për bisedime me ndërmjetësit e Katarit
Një valë e re aktiviteti diplomatik është duke u zhvilluar në Zvicër, ku po shqyrtohet mundësia e rifillimit të negociatave mes SHBA dhe Iranit për programin......
Franca nën 'pushtetin' e vapës ekstreme/ Temperaturat deri në 40°C, mbyllen shkollat, rrezik për shëndetin publik
Mbi 36 milionë banorë në Francë po përballen me një nga valët më intensive të të nxehtit të këtij viti, ndërsa autoritetet meteorologjike kanë vendosur alarm......
Si do paguhet taksa për pronat e pa regjistruara? Ligji përcakton rastet për sipërfaqet që janë në përdorim apo njësitë në ndërtim
Taksapagues i takës së pasurisë do të jetë pronari i regjistruar i pasurisë së paluajtshme në regjistrin kadastral ose, në mungesë të regjistrimit, personi......
''Fatkeqësitë natyrore, prioritet menaxhimi i riskut''/ Çako: Mbi 2700 vatra zjarri në 2025, vijon forcimi i sistemit mbrojtës
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon forcimin e sistemit të mbrojtjes përmes kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve,,investimeve dhe zgjerimit të......
Ndryshojnë rregullat në kufi, sinjalistikë e re në të gjitha pikat/ Standarde të reja për tabelat, korsitë dhe orientimin e udhëtarëve
Pikat e kalimit kufitar në Shqipëri do të funksionojnë me një sistem të ri sinjalistike dhe orientimi për udhëtarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar një......
Krijohet regjistri kombëtar i profesioneve të rregulluara/ Njohja e kualifikimeve, Shqipëria përafrohet me BE-në
Shqipëria po përgatit reformimin e kritereve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.......
Humbjet nga kreditë mund të arrijnë në 5.4% deri në 2030/ Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?
Ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më vetëm një sfidë mjedisore apo ekonomike. Një studim i fundit tregon se efektet e tyre po shtrihen gjithnjë e më shumë......



