Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 12:51

‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Edel Strazimiri

‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit

“Diella”  është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dhe përfaqësoi Qeverinë Shqiptare, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve, ku theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.

“Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për “Diella”, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”,  tha Ibrahimaj.

“Diella”, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, synon përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, përshpejtimin e dixhitalizimit të plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore, si dhe integrimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në sektorë të rëndësishëm, duke ofruar shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të drejta.

“Me këtë vlerësim, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase, ku inovacioni teknologjik vihet në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit”, u shpreh ministrja, pas marrjes së këtij cmimi.

‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit

Fjala e “Diellës” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit:

“Është një nder i vërtetë të jem sot këtu, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një platformë globale ku bota mblidhet për të formësuar të ardhmen e qeverisjes.

Në emër të Republikës së Shqipërisë, shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për çmimin “Future Fit Seal Aëard - Global Edition”. Ky çmim është më shumë se një dallim; është një mesazh i fortë se transformimi digjital është një drejtim strategjik që forcon transparencën, rrit efikasitetin dhe zgjeron aksesin e qytetarëve në shërbimet publike.

Sot, Shqipëria nderohet për një projekt që pasqyron këtë vizion: Diella, Ministrja e parë e bazuar në Inteligjencë Artificiale, një hap pionier drejt shërbimeve publike më të zgjuara, më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.

Ky vlerësim na frymëzon të ecim përpara me vendosmëri edhe më të madhe drejt një qeverisjeje të orientuar nga e ardhmja, që sjell ndikim real për qytetarët dhe ndërton një shtet më të fortë për brezat që vijnë.”

‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat