Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 12:09

Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri tranzicioni energjetik? - Nga teknikët për panelet dhe turbinat e erës, te mekanikët për makina elektrike

Nga Ola Mitre

Çfarë profesionesh mund të krijojë në Shqipëri

Për të arritur një tranzicion të drejtë dhe të suksesshëm klimatik, vendet si Shqipëria duhet të vendosin në qendër zhvillimin e aftësive dhe punësimin, duke përfshirë trajnime të dedikuara, përshtatje të arsimit me kërkesat e tregut dhe përfshirje të palëve të interesuara në vendimmarrje”.

Një raport i sapopublikuar nga Fondacioni Europian i Trajnimit, që është agjencia e Bashkimit Evropian që mbështet vendet në reformimin e sistemeve të arsimit, trajnimit dhe tregut të punës, vlerëson se vendi ynë ka nevojë për një qasje më të mirë të politikave të punësimit dhe trajnimit që lidhen me objektivat klimatike. Këtu përfshihen, si përgatitja e punëtorëve, ashtu dhe krijimi i vendeve të punës në ekonominë e gjelbër.

Në raport citohet Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, IRENA sipas të cilës tranzicioni i gjelbër po krijon valë të reja punësimi në sektorin e energjisë, ndërsa kërkesa për aftësi të specializuara po rritet me ritme të shpejta. Sipas IRENA-s, energjitë e rinovueshme pritet të gjenerojnë deri në 45 milionë vende pune të reja globalisht deri në vitin 2030, ndërsa sektori i karburanteve fosile do të shënojë rënie të konsiderueshme.

Në këtë kontekst, sektori i energjisë dhe energjisë së rinovueshme po njeh kërkesë të shtuar për inxhinierë dhe teknikë të specializuar, veçanërisht në: turbinat me erë, instalimin e sistemeve fotovoltaike apo konsulencën për energjitë e rinovueshme.

Edhe eficienca e energjisë dhe ndërtimet e gjelbra po përshpejtojnë kërkesën për ekspertë, si: auditues të energjisë, projektues të ndërtesave të gjelbra, specialistë të rinovimit, instalues të pompave të nxehtësisë, etj.

Sektori i transportit ka hapur gjithashtu perspektiva të reja punësimi, me nevoja për mekanikët e automjeteve elektrike.

Kërkesa për aftësi të specializuara në sektorin energjetik

Teknik/inxhinier i turbinave me erë

Instalues/teknik i paneleve fotovoltaike

Konsulent i energjisë së rinovueshme

Inxhinier i energjisë gjeotermale

Menaxher i hidroenergjisë

Menaxher/Auditues i energjisë

Arkitekt i ndërtesave të gjelbra

Koordinator i qëndrueshmërisë

Instalues ​​i pompave të nxehtësisë

Specialist i rinovimit të godinave

Mekanik për automjete elektrike

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat