Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2026, 11:13

A do paguhet tarifa e tërmetit për shtëpitë që janë me kredi? - Kategoritë që do të përjashtohen nga detyrimi për kontratë me Fondin

Nga Elisabeta Dosku

A do paguhet tarifa e tërmetit për shtëpitë që

Ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave përjashton disa kategori nga detyrimi për të lidhur kontratë me Fondin Kombëtar të Sigurimit të Detyrueshëm ndaj Tërmeteve dhe Përmbytjeve që do të ngrihet për këtë qëllim.

Referuar nenit 35 të projektligjit, qytetarët që kanë të lidhur në mënyrë vullnetare kontratat për sigurimin e banesave nga tërmetet në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit,  nuk kanë detyrim për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përsa kohë janë në fuqi kontratat e lidhura.

Vetëm pas përfundimit të këtyre kontratave atëherë u lind detyrimi për të lidhur kontratë të detyrueshme me shtetin.

Pra e thënë ndryshe, nëse një individ që për efekt kredie hipotekore ka një kontratë aktive me bankën për sigurimin nga tërmetet në kohën që hyn në fuqi ligji, nuk do të jetë i detyruar që të lidhë kontratë tjetër, deri në momentin e përfundimit të afatit të saj. Dhe këto kontrata zakonisht janë me afat një vjeçar dhe më pas rinovohen. Por pas përfundimit të afatit, individët do të jenë të detyruar të bëjnë kontratë me Fondin Kombëtar të Sigurimit të Detyrueshëm ndaj Tërmeteve dhe Përmbytjeve ku do të paguajnë primin bazë të caktuar dhe gjithashtu të rinovojnë edhe kontratën me bankën përkatëse, duke qenë se polica e bankës përfshin edhe mbulimin e dëmeve nga zjarret, tërmetet dhe fatkeqësi të tjera dhe gjithashtu mbulon të gjithë vlerën e kredisë dhe jo vetëm një pjesë të dëmeve.

Nga ana tjetër, draftligji përjashton nga detyrimi për të lidhur kontratë me Fondin, zhvilluesit të kanë ndërtuar pallate të reja dhe kanë bërë sigurimin ndaj tërmetit të banesave kundrejt blerësve për një periudhë 10 vjeçare.

Njëkohësisht, ligji parashikon edhe kufizime për kompanitë e sigurimeve.

Konkretisht sipas nenit 33, shoqëritë e sigurimit privat, nuk mund të lidhin kontrata sigurimi vullnetare për tërmetet apo përmbytjet për një banesë që sipas këtij ligji, nuk ka lidhur një kontratë të detyrueshme me Fondin.

Dhe në rastin e moszbatimit të këtij ligji, qytetarëve do tu mohohet e drejta për të marrë shërbime nga e-Albania, kadastra apo Qendra Kombëtare e Biznesit. Ligji parashikohet të hyjë në fuqi 12 muaj pas botimit në Fletoren

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat