Amerika Postuar më 3 Shkurt 2026, 10:09

SHBA krijojnë rezervën e mineraleve kritike - 12 miliardë dollarë për t’u përballur me dominimin e Kinës

Nga Dorian Koça

SHBA krijojnë rezervën e mineraleve kritike - 12 miliardë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një rezerve për mineralet kritike me vlerë gati 12 miliardë dollarë, që mund të kundërshtojë aftësinë e Kinës për të përdorur dominimin e saj botëtror.

“Sot po lançojmë atë që do të njihet si Projekti Vault për të siguruar që bizneset dhe punëtorët amerikanë të mos dëmtohen kurrë nga asnjë mungesë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai e krahasoi atë me Rezervën Strategjike të Naftës (SPR), e cila u krijua në vitet 1970 kur një embargo nga vendet arabe çoi në një mungesë shkatërruese të gazit.

Sekretari i Brendshëm tha se 11 vende të tjera do të njoftohen për iniciativën më vonë këtë javë. Tokat e rralla janë një kategori mineralesh kritike, thelbësore për industrinë e mbrojtjes, automobilave dhe elektronike.

Projekti fillimisht do të financohet nga një kredi prej 10 miliardë dollarësh nga Banka Amerikane e Eksport-Importit dhe gati 1.67 miliardë dollarë kapital privat. Mineralet e mbajtura në rezervë do të ndihmonin në mbrojtjen e prodhuesve të automjeteve, elektronikës dhe mallrave të tjera nga çdo ndërprerje e zinxhirit të furnizimit.

Gjatë bisedimeve tregtare vitin e kaluar të nxitura nga tarifat e Trump, Kina kufizoi eksportin e metaleve të rralla që nevojiteshin për motorët reaktivë, sistemet e radarëve, automjetet elektrike, laptopët dhe telefonat.

“Nuk duam të përjetojmë më kurrë atë që përjetuam një vit më parë”, tha Trump në një referencë të dukshme ndaj përballjes me Kinën, duke shtuar se, në fund “gjithçka funksionoi”. Presidenti tha se priste që qeveria të nxirrte fitim nga kredia që do të përdorej për të filluar rezervën.

Kina kontrollon rreth 70% të minierave kritike në botë dhe 90% të përpunimit global të tyre. Kjo i dha asaj një kontroll të plotë mbi sektorin, duke bërë që SHBA-të të ushqejnë burime alternative të elementeve, duke krijuar një rezervë të ngjashme me rezervën kombëtare të naftës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat