Ministri i Financave prezanton Drejtori i ri të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili merr detyrën duke zëvendësuar Gent Gazheli.
Gjatë prezantimit, u vlerësua kontributi i Gazhelit në drejtimin e administratës doganore, si dhe u theksua rëndësia e vazhdimësisë institucionale dhe forcimit të mëtejshëm të rolit të Doganave në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Drejtori i ri, Beja, theksoi se prioritetet kryesore të punës së tij do të jenë rritja e angazhimit dhe përgjegjshmërisë së të gjitha strukturave doganore, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimi i mëtejshëm i proceseve integruese, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes dhe zgjerimit të sistemeve inteligjente dhe teknologjive moderne, me qëllim rritjen e eficiencës, transparencës dhe kontrollit në proceset doganore, si dhe rritjes së të ardhurave buxhetore përmes luftës ndaj informalitetit dhe evazionit.
Po ashtu, u nënvizua angazhimi për forcimin e sigurisë në pikat doganore, garantimi i kontrollit efektiv të kufijve dhe mbrojtja e interesit publik, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe biznesin.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar të vijojë reformat strukturore dhe modernizimin e shërbimeve, në funksion të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Sa rëndësi ka një Akademi Sipërmarrjeje? - Bajraktari: Duhet të jetë edhe pjesë e universiteteve
Një akademi sipërmarrjeje, po fiton rëndësi për të rinjtë që duan të zhvillojnë bizneset e tyre. Shumë ide të reja lindin çdo ditë, por pa njohuri të bazuara......
Projekte të reja të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK
Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe......
Bizneset shqiptare në rrugën e inteligjencës artificiale/ Gati 9% e ndërmarrjeve përdorin AI për lehtësimin e proceseve
Përdorimi i inteligjencës artificiale po bëhet gradualisht pjesë e funksionimit të bizneseve edhe në Shqipëri, duke reflektuar një prirje në rritje drejt......
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin
Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”. ......
Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici: Të gjitha bashkitë vendosen në stad të barabartë
Koncepti i Grantit të Performancës për bashkitë do të thellohet gjatë këtij viti. Kjo u bë me dije nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin......
Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë së Butë: Renditemi në vend të 102 nga 193 shtete
Shqipëria vijon të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Brand Finance”, në kuadër të Global Soft......
Bizneset shohin “dritë jeshile” në ekonomi - Rritet ndjesia ekonomike, ndërsa qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet
Ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në vitin 2026 me më shumë optimizëm, të paktën nga ana e bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar është rritur......
Shqiptarët, drejt uniformës ushtarake - Nga pagat, tek infrastruktura. Pse po rritet aq shumë interesi për të qenë pjesë e FA?
Nga viti në vit ka pasur një rritje të interesit për të kontribuuar në sigurinë e vendit. Programi bachelor i Akademisë së Forcave të Armatosura ka kapur një......


