Shqipëria Postuar më 2 Shkurt 2026, 12:57

Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici: Të gjitha bashkitë vendosen në stad të barabartë

Nga Fabjona Pasho

Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici:

Koncepti i Grantit të Performancës për bashkitë do të thellohet gjatë këtij viti. Kjo u bë me dije nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Por çfarë nënkupton kjo dhe cilat do të jenë ndryshimet në raport me vitin e kaluar?

Adelina Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë:

“Është një grant I merituar nga qeverisja lokale, bazuar në performancë. Gjatë vitit të parë ishte një grant 50% donatorësh dhe 50% I qeverisjes vendore dhe që ta bëjë të qendrueshme këtë, duhet që granti të fillojë vit pas viti të jetë më shumë I qeverisjes qendrore, sesa I donatorëve. Lajmi pozitiv ka të bëjë me qendrueshmërinë e këtij granti dhe e dyta ka të bëjë edhe me shumën. Do kalojë një shumë më e madhe tek bashkitë. Bashkitë do kenë mundësi të përmirësojnë një shërbim, të investojnë diku.

Ajo që evidentojmë dhe bashkitë kërkojnë është të vendosen në stad të barabartë të 61 bashkitë. Nëse vitin e parë të grantit ishte më shumë një grant që ndihmonte bashkitë të shkonin në stad të barabartë, tani duhet të ketë disa kritere, të cilat e vlerësojnë punën e bashkisë, në drejtim të menaxhimit të financave. Pra, mosgjenerimit të borxheve, rritjen e të ardhurave, përdorimin me eficencë të këtyre të ardhurave. Kjo duhet të lidhet edhe me shërbimet përkatëse. Kemi tani plane për shërbimet që ofron bashkia, çështja tani është monitorimi I përmirësimit të shërbimeve, pasi vit pas viti duhet të kemi shërbime të përmirësuara, lidhet edhe kjo me procesin e integrimit, ku bashkitë duhet të plotësojnë standardet e BE në shërbime.

Lajmi I mirë është se të 61 bashkitë përfituan nga ky grant. Disa bashki kanë përfituar më shumë dhe disa më pak. Nuk ka një bashki që ka dalë mbi të tjerat, pasi ndryshojnë indikatorët”, tha Farrici.

Megjithatë, përveç grantit të performancës, sipas Farricit, duhen edhe incentiva të tjera nga pushteti qendror për të rritur konkurrueshmërinë dhe performancën e insitutcioneve vendore.

Ka një grant konkurrues nga ana e qeverisjes qendrore për investime në pushtetin lokal. Mendojq ë ky grant konkurrues duhet të ndahet. Një grant I cili të shkojë me një formulë dhe një pjesë tjetër të jetë konkurruese. Ky grant konkurrues përgjithësisht përjashton bashkitë e vogla, të cilat kanë nevoja, por nuk kanë kapacitete të mira, për të hartuar projekte të mira dhe për të qenë konkurruese me bashkitë e mëdha. Që të mos mbeten të përjashtuara edhe bashkitë e mesme dhe të vogla, do të ishte mirë që ky grant të mund të ndahet 40 % ose 60% me formulë dhe të përfitojnë të gjitha bashkitë dhe pjesa tjetër të jetë grant konkurrues”, sipas Farricit.

Gjatë vitit 2025, në total janë alokuar rreth 4 milionë euro si grant performance për të gjitha bashkitë e vendit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat