AirlineRatings: Kush janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2026 - Etihad kryeson listën “full-service”. HK Express renditet e para mes “low-cost”

Faqja ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore, AirlineRatings.com, ka publikuar renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore full-service më të sigurta dhe 25 kompanive low-cost më të sigurta në botë, nga mbi 320 kompani ajrore që monitorohen globalisht.
Sipas AirlineRatings, diferencat mes kompanive kryesuese janë minimale dhe nuk përfaqësojnë dallime reale në nivelin e sigurisë. CEO e platformës, Sharon Petersen, thekson se këtë vit renditja tregon një ngushtim të mëtejshëm të diferencave, me më pak se katër pikë që ndajnë vendet nga i pari deri te i katërmbëdhjeti dhe vetëm 1.3 pikë mes gjashtë kompanive të para në kategorinë full-service. Sipas saj, të gjitha kompanitë e përfshira në Top 25 konsiderohen liderë globalë në sigurinë ajrore.
Në kategorinë e kompanive full-service, Etihad Airways renditet për herë të parë në vendin e parë, duke u bërë kompania e parë nga Gjiri Persik që kryeson listën globale të sigurisë. Sipas AirlineRatings, Etihad dallohet për flotën e re, normën shumë të ulët të incidenteve për fluturim, historinë pa aksidente fatale dhe përmirësimet në menaxhimin e sigurisë, veçanërisht në kushtet e turbulencave. Pas saj renditen kompani të njohura ndërkombëtare si Cathay Pacific, Qantas, Qatar Airways, Emirates, Air New Zealand dhe Singapore Airlines.
Në listën e këtij viti bien në sy edhe hyrjet e reja të STARLUX dhe Fiji Airways, ndërsa Singapore Airlines rikthehet në renditje pas përjashtimit në vitin 2025, pas një incidenti serioz të lidhur me turbulencat, pas verifikimeve dhe auditimeve shtesë të sigurisë.
Edhe në kategorinë low-cost, raporti thekson se standardet e sigurisë janë të krahasueshme me ato të kompanive tradicionale. Në krye të renditjes për të dytin vit radhazi renditet HK Express, e vlerësuar për flotën moderne, normën shumë të ulët të incidenteve dhe rezultatet e auditimit të sigurisë në bord. Risi për vitin 2026 është hyrja e Spring Airlines China, kompania e parë kineze që përfshihet në renditjet e AirlineRatings, si dhe ngjitja e ndjeshme e airBaltic në dhjetëshen e parë.
Sipas AirlineRatings, të gjitha kompanitë e përfshira në renditjen e vitit 2026 kanë regjistruar incidente gjatë dy viteve të fundit, nga episode teknike deri te ndërprerje të motorëve apo incidente në pistë. Megjithatë, norma reale e incidenteve për fluturim mbetet shumë e ulët, duke variuar nga 0.002 deri në 0.09, çka vlerësohet si tregues i nivelit të lartë të sigurisë në industrinë globale të aviacionit.
Raporti thekson se në aviacionin modern, siguria nuk përcaktohet nga mungesa absolute e incidenteve, por nga konsistenca operacionale, kultura e sigurisë, trajnimi i ekuipazheve dhe menaxhimi efektiv i riskut në miliona fluturime çdo vit.
Autobusë dhe trena jashtë shërbimit: Çfarë po ndodh në Europë - Mijëra punonjës në Itali dhe Gjermani nisin grevat dhe protestat
Në disa vende europiane po nisin protesta dhe greva në sektorin e transportit publik, duke sinjalizuar një valë pakënaqësish sociale që lidhen me pagat,......
Sa ujë duhet të pimë realisht në ditë? - Studimi hedh poshtë mitin e “8 gotave”
Për lodhjen, dhimbjen e kokës apo lëkurën e thatë, këshilla që dëgjojmë më shpesh është e thjeshtë: pi më shumë ujë. Prej vitesh na është krijuar bindja se......
Rrugë të reja turistike në Korçë - Lidhet kontrata 3.37 mln euro për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......
Greqia do të ndryshojë Kushtetutën - Mitsotakis nis procedurat: Është koha të guxojmë të bëjmë shkurtime të mëdha
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka dërguar një mesazh qytetarëve me rastin e fillimit të dialogut kombëtar për Rishikimin Kushtetues. Në......
Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital
Në ditët e sotme, marketingu i kompanive është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt rrjeteve sociale, aty ku audienca është më e gjerë dhe ndërveprimi më i......
Veshjet dhe mineralet “amortizojnë” deficitin tregtar/ “Anatomia” e tregtisë së jashtme. Nga veshjet, te energjia. Ku fitojmë dhe ku humbasim
Struktura e tregtisë së jashtme gjatë vitit 2025, e analizuar sipas kapitujve, tregon një pabarazi të theksuar mes importeve dhe eksporteve, me një numër të......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......
Më shumë punëtorë të huaj sezonalë në SHBA - Do të shtohen 65,000 viza për vitin 2026. Cilët janë sektorët që përfitojnë?
Administrata e Presidentit Donald Trump do të shtojë rreth 65,000 viza H-2B për punëtorë sezonalë të huaj deri më 30 shtator, u njoftua në Regjistrin......


