Cilat gjoba do të falen? Zbardhet vendimi - Hyn në fuqi akti, procedurat që ndiqen dhe kush përfiton
Të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në 10 vitet e fundit dhe që nuk janë ekzekutuar, do të falen.
Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore.
Referuar vendimit, konkretisht bëhet fjalë për masat administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit si dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Vendimi në fjalë fshin masat administrative të vendosura për ata qytetarë dhe biznese që kanë bërë ndërtime ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi; objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale. Për ata që kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.
Gjithashtu do të falen gjobat për qytetarët dhe bizneset që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve ose të personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve janë vendosur gjoba, të cilat rezultojnë të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin 127/2024.
Çdo individ ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin e vitit 2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse të cilat kanë vendosur këtë masë.
Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.
Sondazh

Strehimi në shifra, më pak fonde në 2024 - Sa familje në nevojë u mbështetën në vitin e kaluar?
Në një kohë kur strehimi mbetet një ndër sfidat më të mëdha sociale, programi kombëtar “Strehimi”, ka arritur të mbështesë mbi 22 mijë familje në nevojë,......

Në rrugët e Shqipërisë bëjnë “paradë” makinat e vjetra - DPSHTRR: Janar- Prill 2025, mbi 21 mijë mjete s’kaluan kontrollin teknik
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- prill 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik......

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në......

Kompanitë evropiane “ringrihen” mes tensioneve tregtare - Fitimet e korporatave priten të rriten me 2.3% në tremujorin e parë
Fitimet e korporatave evropiane pritet të rriten me 2.3% në tremujorin e parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Më shumë se gjysma e kompanive kanë......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Rikuperon Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë mëngjes negativisht duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 86.1 lekë dhe është shitur me......

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë
Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka......

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë - Marrëveshja dypalëshe siguron 6 miliardë euro investime
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar që përfshin investime prej rreth 6 miliardë eurosh. Këto investime do......

Spanja bllokon mbi 65,000 prona në Airbnb - Qeveria synon të ndalë krizën e strehimit në vend
Spanja ka urdhëruar heqjen e mbi 65,000 pronave të listuara në Airbnb që shkelin rregullat e platformës. Ky vendim synon të ngadalësojë krizën e strehimit në......