Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 14:41

Cila do të jetë sfida e bizneseve për në BE? Bajraktari: Tregu europian kërkon cilësi të qëndrueshme, jo vetëm certifikata

Nga Diamila Leka

Cila do të jetë sfida e bizneseve për në BE?  Bajraktari:

Anëtarësimi në Bashkimin Europian do t’u hapë bizneseve shqiptare akses në një treg me qindra milionë konsumatorë, por do t’i vendosë ato përballë kërkesave më të larta për cilësinë, sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve. Por cilat do të jetë sfida e bizneseve shqiptare në tregun europian?

“Mendoj që është standardi, konkurrencën është në  treg. Kur futesh në një supermarket, sheh që ke produkte nga e gjithë Europa. Pra produktet lokale, janë aktualisht duke konkuruar me produktet europiane. Por ajo që mendoj se është ndër më të rëndësishmet, janë standardet. Janë procedurat, një biznes shqiptar duhet të dij të vendos standarde, procedura, procese, të dij sesi të ketë një ambient të përshtatshëm sepse klienti europian do të dijë çdo gjë,” u shpreh Aneida Bajraktari, Konsulente Biznesi.

Për të hyrë dhe qëndruar në tregun e përbashkët, bizneset shqiptare duhet të dokumentojnë të gjithë ciklin e prodhimit, nga origjina e lëndës së parë dhe kushtet e përpunimit, deri te transporti dhe dorëzimi te konsumatori.

“Ajo që neve na ndryshon, dhe që do jetë një nga sifdat më të mëdhaja do jenë standardet. Një klient europian do të dijë çdo gjë përsa i përket produktit, pra zinxhirin e gjurmueshmërisë, si është transportuar, ku është prodhuar ky lloj produkti, si trajtohen ankesat e klientëve ndaj një produkti, dhe besoj kjo është një nga sfidat më të mëdhaja, dhe nuk është vetëm të kesh një certifikatë. Duhet të kemi sisteme, procese që produkti të ketë të njëjtën cilësi sa herë shkon te konsumatori. Një klient europian do të ketë në mënyrë të vazhdueshme produkte apo shërbime lokale, nëse ata vendosin që të kenë një kontratë dhe një biznes shqiptar. Bizneset duhet të kuptojnë që nuk është vetëm një certifikatë që ata duan të marrin, iso, ose certifikime të tjera, por është një mendësi, mënyra sesi e mban produktin, makineritë etj,” sqaroi Bajraktari.

Përshtatja me standardet europiane kërkon investime në teknologji, staf të kualifikuar dhe sisteme të brendshme kontrolli. Për sipërmarrjet shqiptare, certifikimi do të jetë vetëm hapi i parë, ndërsa sfida kryesore do të jetë zbatimi i standardeve në praktikën e përditshme dhe garantimi i një cilësie të qëndrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat