Shqipëria Postuar më 27 Korrik 2026, 13:02

Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit 1.55 mld lekë, përfshin nyjen lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës

Nga Ola Mitre

Bypass-i i Tiranës, hapet tenderi për fazën III - Fondi limit

Me një fond limit prej 1.55 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës, një projekt që synon të devijojë trafikun tranzit jashtë kryeqytetit.

Ky lot përbën hallkën që do të lidhë bypass-in me autostradën Tiranë - Durrës në zonën e Kasharit dhe Vaqarrit, duke krijuar një alternativë të re qarkullimi për automjetet dhe duke kontribuar në uljen e ngarkesës së trafikut në rrugët urbane të kryeqytetit.

Ndërkohë, punimet vijojnë në dy fazat e para të projektit, ku sipas raportimeve të disa muajve më parë të Autoritetit Rrugor Shqiptar realizimi fizik i kontratave kishte arritur në rreth 20%. Dy lotet e para përfaqësojnë një investim prej rreth 5.9 mld lekësh dhe përfshijnë një gjatësi prej rreth 8.2 km.

Bypass-i i Tiranës parashikohet të ketë një gjatësi totale prej rreth 21.6 km dhe do të lidhë autostradën Tiranë - Durrës me autostradën Tiranë - Elbasan, duke shmangur kalimin e trafikut tranzit përmes qytetit. Projekti është konceptuar si një autostradë e kategorisë A, me dy korsi për secilin drejtim lëvizjeje, shpejtësi projektimi deri në 120 km/orë dhe katër nyje kryesore lidhëse përgjatë gjurmës së tij. Dokumentacioni teknik parashikon gjithashtu ndërtimin e urave, mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrugëve lokale, me synimin për të përmirësuar aksesin dhe sigurinë rrugore.

 

Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat