Shqipëria Postuar më 23 Prill 2025, 12:25

“Boom” kredish për financimin e investimeve - BSH: Për segmentin e vogël dhe të mesëm, bankat lehtësuan standardet e kreditimit

Nga Ledina Elezi

“Boom” kredish për financimin e investimeve - BSH: Për

Për bizneset e vogla dhe të mesme ka qenë më e lehtë marrja e një kredie në tremujorin e parë të vitit, ndërsa ky lehtësim i standardeve të kreditimit pritet të vijojë edhe në tremujorin e dytë. Të dhënat nga vrojtimi më i fundit i Bankës Qendrore mbi aktivitetin kreditues në vend, tregojnë se kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci bënë që bankat të tregohen më tolerante për sa i përket dhënies së kredive ndaj këtij segmenti të bizneseve.

E kundërta ndodhi me bizneset e mëdha, për të cilat standardet e kreditimit për financimin e investimeve dhe mbulimin e nevojave për likuiditet nuk ndryshuan dhe as nuk do të lehtësohen në tremujorin e dytë. Ky shtrëngim vjen nga perceptimi i bankave mbi rrezikun për aftësinë paguese të kredimarrësit dhe mbi kolateralin e kërkuar, si edhe toleranca më e ulët e bankave kundrejt rrezikut.

Nga ana tjetër, kushtet dhe termat e kredisë, të cilat i referohen kushteve dhe afatit të kredisë të miratuar sikurse përcaktohet në kontratën e huasë, mbi të cilat është rënë dakord midis bankës dhe huamarrësit, që variojnë nga profili i secilit huamarrës dhe mund të ndryshojnë nga standardet e kredisë, mbetën të pandryshuara për të gjitha bizneset.

Në tremujorin e parë të vitit ka pasur një kërkesë të lartë për kredi nga bizneset. Bizneset kanë kërkuar më shumë kredi si rrjedhojë e nevojave më të larta për financimin e investimeve dhe inventarëve të kapitalit qarkullues. Po ashtu, në gjykimin e bankave, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe treguesi i besimit të biznesit mbështetën zgjerimin e kërkesës për kredi.

Megjithatë, kësaj kërkese të lartë i është përgjigjur një shkallë më e ulët e miratimit të kredive nga bankat. Faktorët që ndikuan në rritjen e refuzimeve për kredi të bizneseve ishin historiku nga regjistri i kredisë, të ardhurat e disponueshme dhe pasqyrat financiare të bizneseve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat