Shqipëria Postuar më 6 Mars 2026, 15:59

Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”

Nga Ledina Elezi

Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time -

Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi akuzat për grumbullimin e një numri të madh pasurish të paluajtshme në emër të saj, ndërsa u shpreh se beson te drejtësia dhe nuk do e pengojë atë.

“Nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si zëvendëskryeministër dhe as në pozicionin tim si qytetar i lirë i Republikës së Shqipërisë të vijojë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente, nuk kam as 1 dhe as 2 jahte, nuk kam as limuzina, as helikopterë dhe as avionë, por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por me thënë të drejtën jam rritur me gjyqet publike. Jam munduar të bëj më të mirën, ndoshta mund ta bëja më mirë dhe këtë nuk e vë në dyshim fare, por as nuk e kam penguar drejtësinë dhe as nuk do e pengoj kurrë drejtësinë tek e cila unë besoj”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, kjo çështje juridike e ngritur ndaj saj duhet të ndjekë rregullat dhe procedurat që parashikon Kushtetuta.

“Kam marrë vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në mediat sociale as në banaqet mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon Kushtetuta”, u shpreh Balluku.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat