Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) organizon Matchmaker Albania 2 - Aktiviteti më i madh i biznesit në vend

Në datën 26, në Pallatin e Kongreseve, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) do të zhvillojë Matchmaker Albania 2, aktiviteti më i madh i biznesit në vend.
Ky aktivitet është këtë vit në edicionin e tij të dytë. Edicioni i parë pati një sukses të konsiderueshëm, si nga numri i shteteve të përfaqësuara në aktivitet – mbi 40 shtete – ashtu edhe nga numri i investitorëve, mbi 500, si dhe nga numri i pjesëmarrësve në një ditë të dedikuar investimeve dhe ekosistemit, mbi 1000 pjesëmarrës të ndërlidhur me fushën e tregtisë, ekonomisë dhe investimeve.
MatchMaker Albania 2 përfaqëson një hap të rëndësishëm në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion serioz për investime në rajon. Është një moment për të treguar arritjet, për të shprehur nevojat dhe për t’u rritur në terma kontratash dhe marrëveshjesh. Por është gjithashtu një ditë për të ngritur problematika që lidhen me biznesin apo aktorë të tjerë, dhe kjo është dita perfekte për zgjidhje, pasi të gjithë ata që mund të kontribuojnë janë të pranishëm: institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, bizneset e rëndësishme dhe ato inovative, për të cilat kemi aq shumë nevojë.
Në këtë ditë diskutohen potencialet dhe arrihet deri në marrëveshje që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e rolit të tij në rajon dhe më gjerë. Përmes takimeve B2B dhe pjesëmarrjes së aktorëve kyç, eventi pritet të prodhojë rezultate të matshme dhe me ndikim afatgjatë.
Pjesëmarrja në këtë platformë është një mundësi për çdo kompani apo investitor që kërkon të zgjerohet dhe të krijojë sinergji të reja. Për bizneset shqiptare, është një hap drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe eksporteve.
Për investitorët e huaj, është një mundësi për të hyrë në një treg në zhvillim me potencial të lartë; për të takuar në vend bizneset më të rëndësishme vendase; për të kontaktuar aktorët shtetërorë që mund të lehtësojnë investimin e tyre; për të gjetur furnitorë apo bashkëinvestitorë.
Këtë vit, MatchMaker Albania 2 është ndërtuar mbi katër sektorë kyç që konsiderohen shtylla të zhvillimit dhe inovacionit në vend:
• Future Estate – zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe turizmit, me fokus në projekte të qëndrueshme dhe infrastrukturë moderne mikpritëse.
• Smart Agriculture – modernizimi i bujqësisë përmes teknologjisë dhe rritjes së produktivitetit.
• Digital Horizons – transformimi digjital dhe mbështetja e startup-eve dhe inovacionit teknologjik.
• Poëer Next (Energy) – investime në energjinë e pastër dhe tranzicionin energjetik.
Këta sektorë përfaqësojnë jo vetëm potencialin aktual të Shqipërisë, por edhe drejtimin e saj strategjik për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrueshmëri ndërkombëtare.
Koordinimi institucional për organizimin e këtij aktiviteti njëditor me në qendër investimet reflekton një angazhim të qartë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe fuqizimin e biznesit vendas.
Sa i frytshëm është sistemi Dual në Shqipëri? - Ribaj: Bën të rinjtë të kuptojnë tregun e punës
Sistemi dual, i cili kombinon mësimdhënien teorike me praktikën direkte në terren, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si "çelësi" për punësimin e shpejtë të......
Mbrojtja sociale, drejt riformatimit - Rritje e mbështetjes për PAK dhe ulje e përfituesve të ndihmës ekonomike
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike parashikohet të ulet me rreth 1000 familje përgjatë viteve 2026-2027. Deri në vitin 2028 numri I familjeve dhe......
Si po e përballojnë vendet rritjen e çmimit të karburanteve? - Ulje të akcizës dhe TVSH-së për të zbutur disi shtrenjtimin
Rritja e pandalshme e çmimit të karburanteve si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme po i jep efektet në të gjitha vendet e botës. Qeveritë kanë nisur......
Kartat bankare, “portofoli i ri” i shqiptarëve - BSH: Tregu dominohet nga ato të debitit, ndërsa kreditimi mbetet i kufizuar
Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më pak para në xhep - dhe gjithnjë e më shumë në kartë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një ndryshim......
Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren Zyrtare/ 41 masa të raportuara, 21 të realizuara
Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, një dokument i përfshirë në Dokumentin e......
Shpallet situata e veçantë në tregun e hidrokarbureve - Qeveria ngre Bordin e Transparencës, çmime të detyrueshme për kompanitë
Qeveria shqiptare ka shpallur situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të saj në çmimet e......
Sa paguajnë shqiptarët për sigurime? - AMF: Primi për frymë në 2025, rreth 12% më i lartë. Tregu zë një peshë të vogël në ekonomi
Nga viti në vit, shqiptarët po shpenzojnë më shumë për sigurime. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi i......
Sa nikel dhe kobalt ka nëntoka e Bilishtit? - Mineralet kritike, rezervat e vendit përgjatë kufirit juglindor
Vendi ynë synon të kthehet në një aktor të rëndësishëm në tregun e mineraleve kritike, në një kohë kur raportimet në median greke për një investim të......


