Administrimi i fondit pyjor - Drafti/ Ngrihet Shoqëria Shtetërore e Pyjeve, synohet zgjidhja e problemeve ekzistuese

Krijim i një strukture të centralizuar, që do të administrojë dhe zhvillojë fondin pyjor shtetëror në vend. Gjithçka parashikohet në një projektligj të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit. Sipas draftit, Shoqëria Shtetërore e Pyjeve do të jetë një ndërmarrje me kapital 100% shtetëror, nën varësinë e ministrisë përgjegjëse për pyjet, me një kapital fillestar prej 50 mln lekësh.
Projektligji përcakton se qëllimi kryesor i kësaj shoqërie është administrimi i qëndrueshëm i pasurisë pyjore, duke përfshirë mbrojtjen e biodiversitetit, rehabilitimin e ekosistemeve dhe zhvillimin ekonomik të lidhur me pyjet. Në fushën e veprimtarisë përfshihet menaxhimi i pyjeve, ripyllëzimi, lufta ndaj zjarreve, si dhe aktivitete ekonomike si tregtimi i lëndës drusore, bimëve medicinale dhe kreditet e karbonit.
Sipas relacionit shpjegues, ndërhyrja ligjore vjen si përgjigje ndaj problematikave të sektorit, si fragmentimi institucional, mungesa e koordinimit dhe kontrolli i dobët mbi burimet pyjore. Autoritetet argumentojnë se modeli i ri synon të kalojë nga një sistem i shpërndarë në një menaxhim të centralizuar dhe profesional, në përputhje me standardet evropiane.
Ndër të tjera, përmes ngritjes së kësaj shoqërie synohet të gjenerohen të ardhura për buxhetin e shtetit dhe të nxitet zhvillimi ekonomik në zonat rurale.
Në planin mjedisor, pritshmëritë lidhen me reduktimin e aktiviteteve të paligjshme në pyje, përmirësimin e biodiversitetit dhe rritjen e sipërfaqeve të pyllëzuara. Ndërsa në planin institucional, synohet forcimi i kapaciteteve për monitorim dhe planifikim afatgjatë të sektorit pyjor.
Zgjerohet kredia për sektorin privat - Arriti në 34% në raport më PBB në fund të vitit 2025
Kreditimi për sektorin privat vijoi të rritet me norma të larta në tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe në muajin janar 2026. Zgjerimi vjetor i kredisë......
Borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024. Sipas......
Trump propozon buxhet "historik" për mbrojtjen - Synon shkurtime prej 10% në programe të tjera federale
Presidenti Donald Trump kërkoi një ulje prej 10% të shpenzimeve jo-mbrojtëse për vitin fiskal 2027 dhe një rritje masive prej 500 miliardë dollarësh në......
Skenari i BSH: Çfarë do të sillte një euro në 115.5 lekë? - Inflacion më i lartë, norma më të rënda interesi dhe rritje më e dobët ekonomike
Ecuria e kursit të këmbimit të Lekut gjatë viteve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së Bankës së Shqipëris thekson kjo e fundit në raportin vjetor për......
Konflikti po shtrenjton edhe çmimet e ushqimeve - Indeksi global i FAO për marsin u rrit 2,4% krahasuar me shkurtin
Çmimet globale të mallrave ushqimore u rritën për të dytin muaj radhazi në mars, të nxitura kryesisht nga kostot më të larta të energjisë të lidhura me......
Gjermanët kërkojnë makina elektrike - Përballë shtrenjtimit të pandalshëm të karburanteve
Një numër gjithnjë e në rritje i konsumatorëve gjermanë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së automjeteve elektrike (EV) përballë çmimeve të larta të......
Si do të jenë inspektimet e punës në 2026? - Informaliteti në treg mbetet i lartë, 79% e bizneseve në shkelje në 2025
Rezultatet e inspektimeve për vitin 2025 tregojnë një nivel të lartë mospërputhshmërie në tregun e punës. Sipas raportit të Inspektoriatit, 79% e subjekteve të......
Pasojat e tarifave të Trump në SHBA Disa industri përballen me efektet e zgjatura një vit më vonë
Një vit pasi Presidenti Donald Trump shpalli “ ditën e çlirimit ” dhe vendosi tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet, duke nisur një valë pasigurie ekonomike......


