6- mujori, eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10% - Ministrja Denaj: Prodhimet Made in Albania, konkurruese në tregjet elitare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shqiptare, gjatë periudhës janar-qershor kanë shënuar një rritje të ndjeshme, prej 10% krahasuar me një vit më parë.
Përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2025 janë eksportuar 169.042 ton fruta dhe perime cilësore e të freskëta, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksportuar 153.987 ton fruta dhe perime.
Sipas ministres Denaj, tokat shqiptare janë kthyer në burim prodhimesh cilësore Made in Albania që garantojnë furnizim të qëndrueshëm, si dhe afirmojnë vendin tonë si një konkurrent dinjitoz në tregjet elitare botërore, duke reflektuar përkushtimin dhe fuqizimin e fermerëve tanë.
Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.
Nga ana tjetër, produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatorë vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale.

Rruga Shirokë–Zogaj hap korridorin e ri turistik - Shkodra drejt zhvillimi, Rama: Investim i rëndësishëm
Rruga Shirokë-Zogaj, teksa po merr formë dita-ditës, konsiderohet si një nga investimet strategjike infrastrukturore në veri të Shqipërisë. Ky aks, në......

Kriza e Fed, bankat qendrore po “nuhasin” rrezik - Presioni i Trump mbi Rezervën Federale kërcënon sistemin bankar global
Pavarësia e Rezervës Federale po vihet në pikëpyetje për shkak të ndërhyrjeve politike nga presidenti amerikan Donald Trump. Presioni ndaj drejtuesve të Fed......

“Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm” - Kancelari Merz paralajmëron reforma të thella strukturore
Shteti social gjerman po përballet me sfida të mëdha financiare. Kancelari Merz paralajmëron nevojën për reforma të thella stukturore, ndërsa përballet me......

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë
Sezoni veror ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për të eksploruar Shqipërinë, duke sjellë dhe një rritje rekord të konsumit të......

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij......

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......