Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2025, 11:33

Rruga Shirokë–Zogaj hap korridorin e ri turistik - Shkodra drejt zhvillimi, Rama: Investim i rëndësishëm

Nga Diamila Leka

Rruga Shirokë–Zogaj hap korridorin e ri turistik - Shkodra drejt

Rruga Shirokë-Zogaj, teksa po merr formë dita-ditës, konsiderohet si një nga investimet strategjike infrastrukturore në veri të Shqipërisë. Ky aks, në përfundim të punimeve, pritet të krijojë një lidhje të re mes shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e kthyer qytetin e Shkodrës si një nga nyjet më të rëndësishme të zhvillimit rajonal dhe turistik.

Pamje të fundit nga kantieri i punimeve janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shfaqet progresi i punës që po ecën me ritme të shpejta në zgjerimin e rrugës.

Në një reagim të tij, Kryeministri e cilësoi këtë si një investim të rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në zonë, por edhe do të nxisë turizmin dhe bashkëpunimin ndërkufitar me Malin e Zi.

“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kryueministri Rama.

Projekti është pjesë e një mozaiku investimesh përgjatë bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës dhe parashikohet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së komuniteteve lokale.

Rruga është 6.5 kilometra e gjatë, ku 4.5 kilometra përbëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese përgjatë liqenit. Ndërkohë, bajpasi në qendër të fshatit Zogaj është një tjetër segment kyç që do të ndihmojë në qarkullimin më të lehtë dhe kthimin e zonës në një destinacion tërheqës turistik dhe ekonomik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat