26- vjeçari nga Baldushku që drejton fermën - Apel të rinjve/ “Merruni me blegtori, është një punë që të jep të ardhura”

Pavarësisht se blegtoria është një sektor në rënie dhe emigrimi ka ndikuar negativisht në potencialet që ka ajo për tu zhvilluar, sërish ka të rinj që nuk e kanë braktisur dhe e shikojnë si një mundësi biznesi.
Një nga këta të rinj është Emiliano Qeraj, 26-vjeçari nga Baldushku, i cili ka qenë edhe përfitues i mbështetjes direkte për tufën bazë të matrikulluar nga Skema e Subvencioneve në bujqësi. Në Ditën Kombëtare të Rinisë, blegtori u bën thirrje bashkëmoshatarëve të tij, të kthejnë sytë nga blegtoria.
“Jam nga fshati Balduksh i Tiranës. Prej 15 vitesh ushtroj mbarëvajtjen e lopëve. Kam 14 krerë lopë dhe 15 viça aktualisht, prodhojmë rreth 200 litra qumësht në ditë ku i tregtojmë tek pikat e grumbullimit që kemi afër zonës. Puna ka vështirësitë e veta, por kur e bën me dëshirë dhe pasion diçka, është më e lehtë për tu arritur. I bëj thirrje edhe të angazhohen në blegtori sepse është një punë që të jep shumë të ardhura dhe nuk të lë asnjëherë pa gjë”.
Referuar të dhënave të INSTAT, si pasojë e reduktimit të numrit të bagëtive, për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar 95 mijë tonë qumësht, ndërsa krahasuar me një vit më parë, sasia ka një rënie me 6.6. për qind. Ndërsa prodhimi mishit ka rënë me 3.8 për qind.
Profili i studentit të Dhjetorit ’90 sot, brezi që ndryshoi Shqipërinë/ Ëndrra europiane vazhdon por fëmijët e tyre e shohin atë jashtë
Nëse para 34 viteve ishte zëri i parë që i dha goditjen murit të vjetër, sot studenti i Dhjetorit ’90 jeton mes realitetit të një Shqipërie krejt tjetër, më......
Në 6 vite, 4097 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 6 vitet e fundit, për të arritur në 4097 sipas të dhënave të fundit......
Gjermani, debati për moshën e pensionit - Nën shqyrtim, pensionimi sipas viteve të kontributeve
Gjermania po shqyrton reformën e pensioneve, duke lidhur moshën e daljes në pension me vitet e kontributeve dhe jo vetëm me jetëgjatësinë. Sipas kësaj mase,......
Sfidat e emigrimit në Maqedoninë e Veriut - Një në tre studentë kërkon të largohet nga vendi
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin emigrimin si prioritet. Sipas raportit të fundit, rreth një e treta e studentëve kërkojnë të largohen......
Pensionet, shqetësimi më i madh për shqiptarët - RCC: Janë më të kënaqurit me ekonominë, por edhe më të pasigurtët financiarisht
Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e......
Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues - Aplikimet në e-albania, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë
Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave të......
A po dalin eksportet nga kriza? - Zusi: Shumë biznese i kanë braktisur, po rikonceptojnë prodhimin
Pas dy viteve të vështira për sektorin e eksporteve, bizneset shqiptare vijojnë ende të ndjejnë pasojat e krizës së kursit të këmbimit dhe rënies së euros.......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......





