Shqipëria Postuar më 21 Prill 2025, 12:55

“11 Maji është dita e vërtetë e çdo shqiptari” - Berisha, nga Puka: Në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro

Nga Hamit Yzeiraj

“11 Maji është dita e vërtetë e çdo

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Puka se, 11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri.

Sipas tij, kjo është një ditë për mbarë kombin që miliona shqiptarë që u larguan nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve, të rikthehen, të vijnë për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre.

Këto 12 vite ishin vitet e një rrokullisje shumë të rëndë, shumë të pamerituar. Në vitin 2013, pukjanët, shqiptarët nuk kishin rroga të larta, por ama i kishin më të larta se 6 kombet e tjera të rajonit. I kishin më të larta edhe se rumunët dhe bullgarët. Në këto 10 vite, ata na tejkaluan ne 3 herë me pensione dhe na tejkaluan rreth dy herë me rroga. Por jo vetëm kaq se kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes së kësaj qeverisje. Ana tjetër po kaq e zezë e kësaj medalje, se këta burra dhe gra, me këto pensione dhe rroga, më të ulëtat në rajon, duhet të shkoni në dyqane për të blerë mallra me çmimet më të shtrenjta.

Sipas Berishës, gjatë këtyre 10 viteve, çmimi i ushqimeve u dyfishua.

Dhe sot, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, pensionisti me 143 mijë lekë pension, duhej të kishte një pension 390 mijë lekë. Pra duhej të kishte një pension minimumi 2 herë e gjysmë më të lartë. Po kështu rrogëulëti. Po kështu rrogëtari me rrogë të mesme. 100 ditët e para, jam këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se në Pukë, se në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro. Nuk do ketë pagesë papunësie nën 200 euro.

Gjithashtu, Berisha premtoi se pensionet e tjera do rriten me 20 përqind dhe paga minimale do kalojë në 500 euro.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat