100 mln lekë për SME-të, konkurrueshmëria në fokus - Cilët duhet të jenë sektorët prioritarë për qeverinë?

Fokusi te inovacioni dhe eksporti shihet si rruga e vetme për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Fondi prej 100 milionë lekësh pritet të mbështesë ato ndërmarrje që synojnë të kalojnë kufijtë, por sa do ndihmohen bizneset shqiptare me këtë grant nga qeveria shqiptare?
“Ky është lajm shumë i mirë për biznesin e vogël dhe të mesëm, për shkak se nevoja për likuiditet dhe para, sidomos për investim në këtë fazë biznesi, është e madhe, po sa vlen fakti që në raportin e fundit Banka e Shqipërisë konfirmoi që për vitin që shkoi vetëm 7% e bizneseve të vogla dhe të mesme kishin arritur të përfitonin kredi të buta në skemën që është për kreditimin e butë. Gjë e cila do të thotë se ne kemi një problem strukturor, burokratik dhe administrativ për sa i përket kësaj kategorie biznesi dhe ndërhyrja e qeverisë për ta lehtësuar qoftë edhe duke dhënë grant, është më se e mirëpritur”, shprehet Ergis Sefa Ekspert Ekonomie.
Por cilët janë sektorët që duhet të kenë prioritet në shpërndarjen e këtij fondi?
“Dy sektorët e parë që më shkojnë në mendje janë bujqësia, që lidhet direkt me prodhimin e produkteve tona bujqësore, si pasojë edhe e luftës tashmë në Lindjen e Mesme, po ka një efekt domethënës, dhe fasonët, ose eksportuesit e përpunimit, të cilët kanë vështirësi të mëdha, kryesisht si pasojë e forcimit të lekut kundrejt euros. Më pas kemi dhe sektorë tjerë, sidomos ato që lidhen me shërbimet, turizmin apo edhe sektorin digjital, të cilët janë në rritje dhe kanë nevojë për këto para pikërisht për të përmirësuar edhe më tej shërbimin apo produktin që ato ofrojnë, në mënyrë që ta kenë sa më konkurrues, pra sa më cilësor.”
Ndërsa qeveria ka vendosur në dispozicion mjetet financiare, mbetet për t’u parë nëse ky fond do të arrijë të shndërrohet në motor zhvillimi për inovacionin, apo nëse do të mbetet sërish brenda rrjetës së vështirësive administrative që ka penalizuar biznesin deri më sot.
Nga vjen ushqimi i tryezës shqiptare? Italia dhe Greqia mbajnë mbi një të tretën e importeve ushqimore
Shqipëria importoi 11 miliardë lekë produkte ushqimore gjatë muajit shkurt, me tregun që mbështetet fort te një numër i kufizuar shtetesh furnizuese. Të......
Rritet ambicia e grave për biznes - Bajraktari: Sinjal pozitiv, por sfidë mbetet qëndrueshmëria në treg
Rritet ndjeshëm interesi i grave dhe vajzave për sipërmarrjen në Shqipëri. Të dhënat nga Startup Albania Agency tregojnë një rritje të fortë të aplikimeve......
Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars
Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në......
Sfidohen çmimet e naftës, rritet sasia e zhdoganuar - Në Mars 2026, u importuan 56,9 mijë tonë karburante
Rritjen drastike të çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, qytetarët shqiptarë po e sfidojnë duke konsumuar më shumë,......
10 mijë euro grant për fermerët e rinj - Hyjnë në fuqi skemat e bujqësisë, më shumë para për blegtorinë dhe bletarinë
Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi përmes pagesave direkte dhe investimeve kanë hyrë zyrtarisht në fuqi dhe tashmë pritet udhëzimi përkatës për......
Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë
Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët......
1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......
Të pasurit po largohen nga Dubai - Cili është vendi i ri i “nxehtë” i elitës globale?
Deri pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni i dukshëm për britanikët e pasur që kërkonin një bazë të re. Mundësia për të fituar të ardhura të......


