Rajoni Postuar më 17 Dhjetor 2025, 09:49

Maqedoni e Veriut, remitancat në rënie - Vendi renditet i fundit në rajon. Kryeson Serbia

Nga Kristi Ceta

Maqedoni e Veriut, remitancat në rënie - Vendi renditet i fundit

Vitin e kaluar, emigrantët dërguan 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojnë suficit, remitancat nga vendet e huaja në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit, nga 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.

Nga vendet e rajonit në shifra absolute më së shumti dërgesa vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, që ka transferuar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99 miliardë, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.

Në vitin 2024, nëntë vende të Bashkimit Evropian regjistruan suficit në transfertat personale, ndër to Kroacia me 2,6% të PBB-së, Bullgaria me 1,3% dhe Portugalia me 1,2%. Në anën tjetër, Malta shënoi deficitin më të lartë me -2,8% të PBB-së, e ndjekur nga Qiproja (-0,9%), Belgjika (-0,6%), si dhe Greqia, Spanja dhe Franca, secila me nga -0,5%, sipas të dhënave të Eurostat.

Transfertat personale të parave të dërguara nga banorët e BE-së ndaj personave jashtë bllokut arritën 52,1 miliardë euro, një rritje prej 6% në krahasim me vitin 2023 (49,2 miliardë euro). Ndërkohë, fluksi i transfertave personale drejt familjeve kapën vlerën 14,8 miliardë euro, 7% më shumë në krahasim me 2023.

Në pesë vitet e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e fluksit të transfertave personale, me një zgjerim prej 51%. Ndërsa qarkullimi është zgjeruar me ritëm më të ngadaltë (26%). Si pasojë, bilanci negativ i Bashkimit Evropian ndaj vendeve jashtë BE-së është thelluar, duke arritur në 37,3 miliardë euro në vitin 2024.

 

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat