Trump padit BBC - Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim pas dokumentarit “polemizues”

Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur BBC-në në gjykatën federale të Majamit për shpifje, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.
Padia civile akuzon British Broadcasting Corporation për prodhimin e një portreti “të rremë, shpifës, mashtrues, poshtërues dhe keqdashës” të Presidentit Trump në një dokumentar që u transmetua një javë para zgjedhjeve të vitit 2024.
Sipas padisë, dokumentari me titull “Trump: Një shans i dytë”, u ndryshua për ta bërë të dukej sikur gjatë fjalimit më 6 janar 2021 jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump kishte nxitur mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin Amerikan, gjë që ai nuk e kishte thënë.
Dokumentari e paraqiti në mënyrë të rremë Presidentin Trump duke u thënë mbështetësve: ‘Do të shkojmë te Kapitoli dhe unë do të jem atje me ju. Dhe ne do të luftojmë”. Ndërkohë Trump deklaroi se nuk e ka thënë në këtë mënyrë. Sipas padisë, fjalia “Dhe ne do të luftojmë” u tha nga Trump rreth 55 minuta më vonë pas deklaratës “Unë do të jem atje me ju.”
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, kërkoi falje së fundmi për atë që e quajti një “gabim gjykimi” lidhur me redaktimin, ndërsa drejtori i përgjithshëm dhe kreu i lajmeve dhanë dorëheqjen. BBC i kërkoi falje Trump më 13 nëntor dhe premtoi që dokumentari nuk do të transmetohet më në platformat e saj.
Në një deklaratë, BBC tha: “Ndërsa BBC kërkon falje sinqerisht për mënyrën se si u redaktua klipi, ne nuk jemi dakord se ekzistojnë premisat për padi shpifjeje.”
Një zëdhënës i ekipit ligjor të Trump tha: “BBC, dikur e respektuar dhe tani e diskredituar, shpifi ndaj Presidentit Trump duke redaktuar me qëllim dhe me keqdashje fjalimin e tij, në një përpjekje të guximshme për të ndërhyrë në Zgjedhjet Presidenciale të 2024-s.”
Lideri amerikan gjithashtu deklaroi: “Së shpejti do ta shihni që do të padis BBC-në, pasi ata vendosën fjalën që nuk i kam thënë në gojën time”.
Program Kombëtar për Parandalimin e Mbetjeve - Dokumenti: Nga shpërdorimi i ushqimit, te kompostimi në banesë. Skema tarifimi sipas sasisë
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, një dokument strategjik që synon uljen e......
Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e tretë u nxit pasuritë e paluajtshme dhe turizmi
Sektori i shërbimeve vijon tendencën pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke shënuar rritje si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim dhe paga,......
Paratë nga emigrantët shkojnë për konsum/ 90% e remitancave përdoren për nevoja bazë, investimet mbeten minimale
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja mbi emigracionin ndërkombëtar në Shqipëri për vitin 2024. Ndër treguesit kryesorë të këtij publikimi......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pësuar luhatje të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 81.6 lekë dhe duke u shitur me 82.6 lekë sipas kursit të këmbimit......
BQE paralajmëron Italinë - “Masat e buxhetit mund të dëmtojnë bankat dhe kreditimin”
Masat e parashikuara në buxhetin e Italisë për vitin 2026 mund të kenë “pasoja negative” për likuiditetin e bankave, tha Banka Qendrore Evropiane (BQE).......
Spanja “godet” qiratë afatshkurtra - 65 milionë euro gjobë për Airbnb, pas masave ndaj Booking
Spanja ka vendosur të ndjekë një politikë të ashpër ndaj qirave afatshkurtra. Vendi gjobiti Airbnb me 65 milionë euro për vazhdimin e reklamimit të pronave......
Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit - Transparenca, kusht për qeverisje të mirë dhe integrim evropian
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua sot Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, me temë “Agora e transparencës në kohën e......
Mbi 89 mijë makina të reja të regjistruara në 11 muaj - DPSHTRR: Flotë më moderne dhe më e sigurt
Tregu i automjeteve në vend po përjeton një rritje të konsiderueshme. Gjatë periudhës Janar- Nëntor 2025, janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një......





