“Për Kosovën janë flijuar breza ndër shekuj” - Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë për 18-vjetorin e themelimit të shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për 18-vjetorin e themelimit të shtetit, tha se në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të mos kujtohen se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë.
Sipas tij, kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë.
“Nderojmë qëndresën dhe sakrificën e popullit, nderojmë heronjtë dhe veprimtarët e rënë ndër shekuj, rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura pas Luftës së Dytë Botërore, që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot pavarësia jonë mbush 18 vjet. Mbase një moshë e re për shtetin, por një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të gjatë si popull. Vërtet shteti, pavarësia dhe kushtetuta jonë është e re, por gjuha, kultura dhe populli ynë janë të lashtë. Secili qytetar pavarësisht gjuhës apo etnisë, fesë apo prejardhjes, është i barabartë para ligjit”, tha ai.
Ai kujtoi se ish-krerët e UÇK po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Në këto 18 vite kemi arritur shumë si shtet dhe si shoqëri. Nga ditët e para të njohjeve ndërkombëtare, të cilat tani numërojnë 121 sot, e deri te konsolidimi i institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit. Nga ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme e në rritje, te forcimi i ushtrisë sonë dhe i kapaciteteve mbrojtëse. Nga fitoret ndërkombëtare në sport, art e kulturë, te pjesëmarrja në forume botërore. Nga lëvizja e lirë pa viza te hapat konkretë drejt integrimit evropian, përfshirë aplikimin në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, të cilat janë arritje që na bëjnë krenarë të gjithë. Në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të mos kujtoj se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së republikës sonë, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë”, shtoi Kurti.
Sipas kryeministrit të Kosovës, përforcimi dhe zhvillimi i shtetit kërkon angazhim të përbashkët me punë, dije dhe integritet.
Aksionet e të mëdhenjve të teknologjisë miliarda humbje, shkak frika e shpenzimeve për AI
Aksionet më të vlefshme të teknologjisë në botë kanë pësuar rënie të ndjeshme të vlerës së tregut këtë vit pas viteve të tëra fitimesh të jashtëzakonshme,......
Maqedonia e Veriut dhe SHBA bien dakord për një marrëveshje mbi tarifat reciproke
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për një kornizë për një marrëveshje mbi tregtinë reciproke, të cilën Shkupi shpreson se do të......
Italia frena ndaj turizmit masiv, vendosen kufizime në ishullin e Kaprit
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror në ishullin idilik mesdhetar në gjirin e Napolit, Kapri, do të zbatohen rregulla më të rrepta për turistët: vetëm......
Kryeministri Rama në Prishtinë, Kurti: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe marrëveshjet dypalëshe
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte për vizitë zyrtare në Prishtinë, se palët kanë......
Këshilli Mbikqyrës i BSH, Ervin Mete: E ardhmja e financave, integrimi në BE dhe rekomandimet e FMN
Në fjalën e tij të paraqitjes së platformës për të qenë pjesë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ish ministri i Financave Ervin Mete tha para......
Kryeministri Edi Rama në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......
Sa na kushton certifikimi i eksporteve Bio? - Hysenaj: Kosto për kompanitë e reja, arrijnë deri në 10 mijë euro në vit
Eksporti i produkteve shqiptare drejt Bashkimit Europian vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, kryesisht në lidhje me standardet dhe certifikimet e......
Diaspora shqiptare 2025: Rreth 2.25 milionë jashtë vendit, shumica në moshë pune!
Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar të dhëna të reja që hedhin dritë mbi potencialin ekonomik dhe demografik të shqiptarëve jashtë kufijve të vendit.......


