Kosova Postuar më 3 Korrik 2025, 10:16

Fermerët e Kosovës në protestë për çmimin e grurit - “S’e duan prodhimin tonë, Serbia mbush tregun me grurë të vjetër”

Nga SCAN TV

Fermerët e Kosovës në protestë për çmimin e

Dhjetëra fermerë kosovarë, prodhues të grurit kanë protestuar në Prishtinë. Arsyeja e protestës është Çmimi i ulët, vetëm 17-18 centë për kilogram grurë, që sipas tyre, u është caktuar nga fabrikat e miellit që janë blerësit kryesorë të prodhimit të tyre. Sipas protestuesve kjo ka lidhje me importin e “grurit të vjetër” nga Serbia, që e ndikon negativisht në tregun vendas.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës konfirmojnë se Serbia është një prej vendeve kryesore prej nga importohet gruri në Kosovë. Në periudhën janar-maj të këtij viti u importua grurë në vlerë prej rreth 7.9 milionë eurosh. Pjesa më e madhe – mbi 7.2 milionë euro – u importua nga Serbia, ndërsa të tjerat nga Hungaria dhe Kroacia.

Kosova nuk ka një bursë për çmimin e grurit, prandaj fabrikat e miellit bazohen në çmimet rajonale për blerjen e produktit. Sipas shoqatës së fabrikave të miellit çmimi për 1 ton grurë në rajon është më i ulët se në Kosovë, ndaj edhe ata nxiten për të improtuar.

Çmimi i grurit përcaktohet kryesisht nga cilësia, që lidhet ngushtë me pastërtinë e tij. Sipas shoqatës ndodh shpesh që gruri i fermerëve kosovarë, nuk është i pastër, kjo për shkak se shumë kombajna janë të vjetruara.

Nga raportimet e mëparshme Kosova ka nevojë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit, por prodhimi vendor mbulon pak më shumë se 60 për qind të kësaj sasie. Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat