Valët e nxehtësisë, “fatale” në Evropë - 6 viktima në Itali dhe Spanjë. Temperaturat në Mesdhe arrijnë rekord
Nxehtësia përvëluese ka shkaktuar viktimat e para në Europë, ku gjashtë persona u regjistruan të vdekur në Itali dhe Spanjë. Ndërkohë, temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor.
Vala e nxehtësisë ekstreme që ka përfshirën Evropën Jugore po vijon të zgjerohet drejt lindjes me Parisin, Romën, Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Varshavën që po përjetojnë temperatura rekord. Franca ka regjistruar qershorin e dytë më të nxehtë që nga viti 1900.
Temperaturat e larta besohen se janë përgjegjëse për vdekjen e 6 personave në Spanjë dhe Itali. Në Napoli, temperaturat arritën në 34 gradë, me një shkallë lagështie që preku 70%, veçanërisht në mbrëmje dhe natën. Ndërkohë në Milano temperaturat ishin 7 gradë mbi mesataren, ndërsa në Romë 8 më shumë se mesatarja.
Megjithatë në disa rajone janë vendosur masa lehtësuese që kufizojnë punën në ambientet e jashtme gjatë orëve të pikut. Një masë e tillë do të duhej të ndërmerrej edhe në vende të tjera që po arrijnë temperatura rekord, siç është Shqipëria.
Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të nxehtësisë, që do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.
Ndërkohë, temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor. Më 29 qershor, këto temperatura arritën në 26.01°C, sipas të dhënave të Copernicus. Ngrohja më intensive u vërejt në basenin perëndimor të Mesdheut, duke përfshirë Detin Balearik dhe Detin Tirren. Me kushtet aktuale të motit, shkencëtarët thonë se nuk ka gjasa që temperaturat të bien së shpejti.
Mesdheu konsiderohet një nga ‘pikat’ më të prekshme nga ndryshimet klimatike në botë, duke u ngrohur shumë më shpejt se mesatarja globale. Ekspertët paralajmërojnë se valët e nxehta detare të vazhdueshme mund të ndryshojnë këtë rajon në mënyrë të pakthyeshme.

Zbardhet projektvendimi i ISSH për pensionet - Pas rivlerësimit me koeficientët e rinj pagat referuese rriten me 8.6%
Të gjitha pagat referuese përpara vitit 1994, për efekt të llogaritjes së pensioneve, do të rivlerësohen me koeficientin 13.397 duke njohur një rritje......

Shqiptarët nuk sigurojnë pronën nga zjarret - Renditemi ndër të fundit në Evropë. AMF: Rënie me 6% edhe e primeve nga kjo policë
Pavarësisht se Shqipëria është një prej shteteve më të rrezikuara në Evropë nga tërmetet dhe katastrofat e tjera, shqiptarët vijojnë të mos marrin asnjë masë......

Kush i paguan shqiptarët? Shteti është përgjegjës për një të tretën e pagave në ekonomi.
Në një ekonomi në zhvillim si ajo e Shqipërisë, pyetja se kush mban mbi shpinë barrën e pagave është më shumë se statistikë, është një pasqyrë e strukturës......

Ligji i energjisë përafrohet me standardet e BE-së - Drafti/ Roli i konsumatorit në qendër, risi komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim ndryshimet në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, me qëllim përafrimin me Paketën......

Polonia vendos kontrolle në kufijtë me Gjermaninë - Masa synon të frenojë flukset e emigrantëve të paligjshëm
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, për të frenuar emigracionin ilegal. Masa vjen në një klimë politike të......

“Irani përgatiti mbylljen e Ngushticës së Hormuzit” - Burimet amerikane: U planifikua vendosja e minave në rrugën ujore
Irani planifikoi vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, sipas zyrtarëve amerikanë. Mbyllja e rrugës ujore do të shkaktonte dëme të mëdha në tregtinë......

Senati amerikan miraton projektligjin për taksat - Dokumenti parashikon rritje të deficitit, shkurtim të programeve sociale
Senati amerikan miratoi me një shumicë të ngushtë projektligjin e Donald Trump për taksat dhe shpenzimet. Dokumenti është kritikuar nga opozita për shkak të......

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë - Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim......