Ligji i energjisë përafrohet me standardet e BE-së - Drafti/ Roli i konsumatorit në qendër, risi komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim ndryshimet në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, me qëllim përafrimin me Paketën për Energjinë e Pastër të Bashkimit Evropian. Drafti parashikon reforma të thella në tregun e energjisë, duke reflektuar një model të ri ku konsumatori vendoset në qendër të sistemit.
Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë si palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë dhe përmbush kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis-n e BE-së.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, kuadri ligjor ekzistues nuk i përmbush më kërkesat e tregut modern të energjisë. Mungesa e stimujve për investime në prodhimin e decentralizuar, pengesat për tregtinë ndërkufitare dhe një kornizë e dobët për mbrojtjen e konsumatorit janë disa prej boshllëqeve që synohet të adresohen.
“Ndryshimet synojnë të sigurojnë çmime dhe kosto të përballueshme, transparente të energjisë për konsumatorët, një shkallë të lartë sigurie furnizimi dhe një tranzicion të qetë drejt një sistemi të qëndrueshëm energjie me karbon të ulët“, - thuhet ndër të tjera në relacion.
Projektligji parashikon mbështetje për modele të reja biznesi, si ndarja direkte e energjisë midis qytetarëve apo përfshirja e agregatorëve, ndërsa garanton ruajtjen e çmimeve të rregulluara për klientët në nevojë.
Një tjetër risi është promovimi i pjesëmarrësve të rinj në treg, si komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit, si dhe zbatimi i sistemeve të matjes inteligjente.
Me këtë reformë, Shqipëria synon të krijojë një treg të brendshëm të ndërlidhur, transparent dhe konkurrues të energjisë elektrike, me çmime të përballueshme dhe furnizim të qëndrueshëm, ndërsa i hap rrugë tranzicionit drejt një ekonomie me karbon të ulët.

Polonia vendos kontrolle në kufijtë me Gjermaninë - Masa synon të frenojë flukset e emigrantëve të paligjshëm
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, për të frenuar emigracionin ilegal. Masa vjen në një klimë politike të......

“Irani përgatiti mbylljen e Ngushticës së Hormuzit” - Burimet amerikane: U planifikua vendosja e minave në rrugën ujore
Irani planifikoi vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, sipas zyrtarëve amerikanë. Mbyllja e rrugës ujore do të shkaktonte dëme të mëdha në tregtinë......

Senati amerikan miraton projektligjin për taksat - Dokumenti parashikon rritje të deficitit, shkurtim të programeve sociale
Senati amerikan miratoi me një shumicë të ngushtë projektligjin e Donald Trump për taksat dhe shpenzimet. Dokumenti është kritikuar nga opozita për shkak të......

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë - Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim......

Pensionet, mbi 22 mijë kontribues i shtohen skemës - Shifra arrin rekord/ Zgjerohet fshati, privati dhe shteti
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas, ku tregues nuk është vetëm rritja e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit por......

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në terren - Në fokus raportimi për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetitn e tyre në sezonin turistik në të gjithë......

Pensionet nga Italia, ja dokumentet që nevojiten - Marrëveshja në zbatim, nisin aplikimet nga Shqipëria dhe Italia
Marrëveshja e re Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, që hyn në fuqi nga sot garanton për herë të parë të drejtën që kontributet e paguara në të dyja......

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për Dollarin dhe Euron!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën pozitivisht duket se ka humbur pikë edhe këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.7......