Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”.
“Ajo sapo është zgjedhur zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën tonë të 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e skuadrës PS 2030 në përfaqësimin e komuniteteve e grupeve të ndryshme të interesit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale”, theksoi ai.
Kryeministri nënvizoi se, “historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale”.
“Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”, u shpreh kryeministri.

Rama paralajmëron uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët, qeveria pjesë në importin e naftës
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar uljen e çmimit të karburanteve për konsumatorët. Ai njoftoi se qeveria do të jetë pjesë në importin e naftës. Në......

Kryeministri Rama vendos pezullimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në mbylljen e Ditës së Parë të DIALOGUT për Bujqësinë dhe Zhvillimin, Kryeministri Edi Rama vendosi mbylljen e AKU-së. Sipas tij ky institucion është rreziku......

Qeveria miraton propozimin për ratifikimin e marrëveshjes me BEI për hekurudhën e Korridorit VIII
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane......

Ndryshime në qeveri - Ina Majko emërohet zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale
Aktivistja dhe ish-kandidatja për deputete në radhët e Partisë Socialiste, Ina Majko është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale. Vendimi......

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë - Hajdarmataj: Vetëm 3% e pronave në vend janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore
Shqipëria renditet e treta në Evropë nga EFEHR (The European Facilities for Earthquake Hazard and Risk), për rrezikun nga tërmetet. Megjithëse vendi ynë......

Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit - Lëhtësimi i politikës monetare, Sejko: Shkon në 2.5%, kontroll për goditjet mbi inflacionin
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, nga 2.75 % që ishte deri më tani. Vendimi u njoftua nga......

Hapet zyrtarisht Green Coast Hotel – MGallery Collection, hoteli i parë me 5 yje + në rivierën shqiptare, në Green Coast.
Ky investim madhor është rezultat i partneritetit mes Grupit BALFIN dhe Accor, një nga rrjetet më të njohura globale të hotelerisë. Në ceremoninë e përurimit......

"Bujqësia 2030"/ Denaj: Objektivi i përbashkët, ndërtimi i një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane!
Politikëbërës, fermerë dhe sipërmarrës të Shqipërisë rurale u mblodhën sot në Cërrik, në kuadër të një tryeze dyditore dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin......