Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë - Rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

Thellë në Alpet Austriake po avancon një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Evropës, tuneli Brenner Base. Pasi të përfundojë, rruga hekurudhore me gjatësi 55 kilometra do të lidhë qytetin Innsbruck në Austri me Fortezza-n në Italinë veriore.
Aktualisht, trenat duhet të kalojnë nëpër një linjë të pjerrët dhe me kthesa të shumta, të ndërtuar më shumë se 150 vjet më parë, që kalon mbi Alpe. Kjo rrugë nuk është e përshtatshme për trenat e gjatë dhe të rëndë të mallrave, tha Julia Gruber, kreu i komunikimit në kompaninë që operon punimet (BBT SE).
Sipas saj, rruga nuk do të bashkojë vetëm qendrat ekonomike të Mynihut dhe Veronës, por, duke qenë në zemër të Korridorit Skandinavo-Mesdhetar, do të shërbejë si një lidhje kryesore midis veriut dhe jugut të Evropës. Ajo e përshkroi Qafën e Brenner si “një nga pikat më të problematike të qarkullimit në Evropë”.
Struktura përbëhet nga një sistem i ndërlikuar që përfshin dy tunele kryesore, një tunel eksplorues, korridore lidhëse dhe pika emergjence. Tuneli eksplorues, që kalon 12 metra poshtë objekteve kryesore, ka diametër më të vogël dhe shërben për kullim dhe studime gjeologjike.
Në pikën e tij më të thellë, objekti do të shtrihet 1,700 metra nën sipërfaqe. Aktualisht, në një thellësi prej 1,000 metrash, temperatura mbetet konstante në 22–23 gradë Celsius, sipas të dhënave.
Struktura pritet të përfundojë në vitin 2032. Nëse përfshihet edhe kalimi lidhës Inntal me gjatësi 12.7 kilometra, atëherë do të bëhet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë.
 
						                  
            			                       “Turizmi ka nevojë për 30 mijë punonjës”, kërkohet thjeshtim procedurash për të huajt
Unionit Turistik Shqiptar kërkon thjeshtimin e procedurave për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, pasi e shikon të pamundur plotësimin e......
 
						                  
            			                       Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miraton projektligjin “Për përgjegjësitë e subjekteve që gjenerojnë mbetje”
Nën drejtimin e kryetares znj. Milva Ekonomi, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në mbledhjen e radhës dhe në cilësinë e komisionit për dhënie......
 
						                  
            			                       Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?
SpaceX, kompania private e hapësirës ajrore e udhëhequr nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk, bëri një transfertë tjetër Bitcoin të mërkurën, duke......
 
						                  
            			                       Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike
Takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut zgjati më pak se dy orë - dukshëm më pak se sa......
 
						                  
            			                       Lezha ndryshon "kurs”! Investim po, konsum jo/ Huaja për banesa rritet me 30%, ajo konsumatore bie me 13%
Tregu i kredive për individët në Shqipëri ka shënuar një zgjerim të ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke reflektuar një rritje të besimit......
 
						                  
            			                       Bizneset po ndryshojnë qëllimin e kredimarrjes - Llakaj: Po investojnë në pajisje inovative për t’u përshtatur në BE
Bizneset shqiptare, po ndryshojnë mënyrën se si duhet të përdorin kreditë bankare, ndërsa po tregojnë qasje më të qëndrueshme ndaj financimeve bankare. Sipas......
 
						                  
            			                       Treni Rrogozhinë-Pogradec, në projektim - Hekurudhat: Përfundon në mars 2027. Si do sigurohet financimi për punimet
Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027.......
 
						                  
            			                       “Boom” sigurimi i makinave me Karton Jeshil në verë - 1.5 mld lekë prime. Makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri, u siguruan më pak
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të......


 
 
                                          
 
						                  
            			                       

 
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
						                  
            			                        
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                            
    			                           