Italia gjobit OpenAI me 15 mln euro - Autoriteti italian akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të të dhënave
Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka gjobitur OpenAI me 15 milionë euro pasi ka përfunduar një hetim për mbledhjen e të dhënave personale në chatbot-in e inteligjencës artificiale të kompanisë, ChatGPT.
Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave (Garante) tha se OpenAI, përdori të dhënat personale për të trajnuar ChatGPT "pa pasur një bazë ligjore të përshtatshme, si dhe shkeli parimin e transparencës dhe detyrimet e lidhura me informacionin ndaj përdoruesve".
“OpenAI, gjithashtu nuk ofroi një "sistem të përshtatshëm verifikimi të moshës", për të parandaluar përdorimin nga mosha nën 13 vjeç, të cilët janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme të krijuara nga inteligjenca artificiale” – thuhet në dokumentet hetimore.
Autoriteti italian i kërkon OpenAI, të nisë një fushatë gjashtëmujore në mediat lokale për të rritur ndërgjegjësimin se si kompania mbledh të dhënat personale.
Mbikëqyrësi i të dhënave kishte vendosur më parë bllokimin e përkohshëm të ChatGPT për shkak të shqetësimeve të privatësisë, ndërsa autoriteti hetoi shkelje të mundshme të të dhënave në 2023.
Në një deklaratë të dërguar me email, OpenAI e quajti vendimin "joproporcional" dhe tha se do të apelojë. Një zëdhënës i kompanisë tha se gjoba ishte "gati 20-fishi" i të ardhurave në Itali gjatë të njëjtit vit.
Kompania shtoi se është "e angazhuar për të punuar me autoritetet e privatësisë në mbarë botën për të ofruar inteligjencë artificiale të dobishme që respekton të drejtat e privatësisë".
Poll

Tik-Tok is closed in Albania for a year - The new plan is presented, Rama: Security will be increased in schools
The Albanian government has decided to close the tik-tok platform in Albania for at least 1 year. In the closing meeting after the public consultation with......

TikTok will be blocked, Manastirliu: New Action Plan to strengthen security mechanisms at school!
Today, the New Action Plan was presented, an important initiative of the Ministry of Education, in cooperation with institutions and international partners,......

"China's oil consumption to peak in 2027" - Natural gas, electric vehicle expansion weakens demand
China's oil consumption will peak by 2027, according to state-run refining giant Sinopec, as demand begins to weaken in the world's biggest oil......

The budget "inflates", 618 million euros more - 11-month/ Wages and consumption dominate the increase in income
The state budget collected 60.5 billion ALL, or 618 million euros more than a year ago for the 11-month period of the year. According to the preliminary......

Holanda, IA në ligjin e shqyrtimit të investimeve - Qeveria planifikon të forcojë sigurinë kombëtare ndaj sulmeve kibernetike
Qeveria holandeze synon të shtojë teknologji të tilla si bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale në ligjin e saj të shqyrtimit të investimeve, përmes......

Pas zgjedhjeve në SHBA, Elon Musk po kërkon të ndikojë edhe në zgjedhjet e Gjermanisë!
CEO i Tesla, Elon Musk, një donator dhe këshilltar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tani po kërkon të ndikojë në zgjedhjet e Gjermanisë, duke postuar......

SHBA shmang mbylljen e qeverisë - Senati miraton projektligjin federal dypartiak për shpenzimet!
Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj federal dypartiak për shpenzimet të shtunën në mëngjes që shmangi mbylljen e qeverisë dhe shënoi fundin e një jave......

New guidance on double taxation - Refund of prepaid tax for 7462 taxpayers
The Tax Administration has announced the refund of prepaid tax for 7462 taxpayers who provide professional services. 7157 Taxpayers Refunded - Dated......