Bota Posted on 2026-01-17 11:54:00

Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për Groenlandën/ Kërcënim aleatëve evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike

From Scan TV

Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të zbatojë tarifa për vendet që kundërshtojnë kontrollin e Groenlandës nga Uashingtoni. Presidenti amerikan ka këmbëngulur për muaj të tërë që Uashingtoni duhet të kontrollojë Groenlandën, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleatit të NATO-s, duke përmendur arsye sigurie kombëtare.

Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me kujdesin shëndetësor rural, Trump tregoi se si i kishte kërcënuar aleatët evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike, duke vënë në dukje se ai mund ta përdorë përsëri strategjinë për të arritur këtë objektiv.

“Mund ta bëj këtë edhe për Groenlandën”, ka thënëTrump. “Mund t’u vendos tarifa vendeve nëse nuk pajtohen me Groenlandën, sepse ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare. Kështu që mund ta bëj këtë”, ka thënë Trump.

Komentet erdhën pas bisedimeve të dështuara midis zyrtarëve danezë dhe të Gronlandës me ata amerikanë në fillim të javës në Uashington, të cilat synonin të gjenin mënyra për të kënaqur shqetësimet e SHBA-së, pa përdorur kërcënime apo aneksim.

Në bisedime morën pjesë ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, të cilët u takuan me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio.

Ai takim nuk i zgjidhi dallimet e thella, por prodhoi një marrëveshje për të ngritur një grup pune  për qëllimin e të cilit Danimarka dhe Shtëpia e Bardhë ofruan më pas pikëpamje publike krejtësisht të ndryshme.

Udhëheqësit evropianë kanë këmbëngulur se vetëm Danimarka dhe Groenlanda duhet të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me territorin, dhe Danimarka tha këtë javë se po rrit praninë e saj ushtarake në Groenlandë në bashkëpunim me aleatët.

Live TV

Latest news
All news

Most visited