Bota Postuar më 2 Maj 2025, 13:32

Kina, gati për bisedime me SHBA-në - Por, tarifat e larta të Trump mbeten një pengesë

Nga Kristi Ceta

Kina, gati për bisedime me SHBA-në - Por, tarifat e larta të

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Pekini po vlerëson qasje të shumta nga administrata Trump për bisedime tregtare. Megjithatë, në një deklaratë të ministrisë tha se tarifat e njëanshme deri në 145% mbeten një pengesë e madhe.

Deklarata përsëriti qëndrimin se Kina është e hapur për bisedime, por gjithashtu Pekini është i vendosur të luftojë nëse duhet.

"Luftërat e tarifave dhe tregtisë u iniciuan në mënyrë të njëanshme nga SHBA. Nëse pala amerikane dëshiron të flasë, duhet të tregojë sinqeritetin e saj dhe të jetë e gatshme të ndërmarrë veprime për çështje të tilla si korrigjimi i praktikave të gabuara dhe anulimi i vendosjes së njëanshme të tarifave", thuhet në deklaratë.

Sipas burimeve zyrtare, Pekini kishte diskutuar me zyrtarë të lartë amerikanë që tregonin një gatishmëri për të negociuar mbi tarifat.

Në të njëjtën kohë, SHBA kohët e fundit ka marrë iniciativën për t'i përcjellë informacion palës kineze në disa raste. Në këtë drejtim, Pekini po bën një vlerësim, por do t'i konsideronte si të pasinqerta ofertat pa një ndryshim në tarifat e Presidentit Donald Trump.

"Të thuash një gjë dhe të bësh një tjetër, apo edhe të përpiqesh të angazhohesh në shantazh nën maskën e bisedimeve, nuk do të funksionojë me palën kineze", thuhet në deklaratë.

Pekini u është përgjigjur rritjeve të tarifave të Trump duke rritur detyrimet e veta mbi importet e produkteve amerikane deri në 125%. Gjithashtu ka shtrënguar kufizimet mbi eksportet në SHBA të disa mineraleve të rëndësishme strategjike dhe ka ndaluar importimin e një game të gjerë produktesh bujqësore amerikane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat