Energjia e rinovueshme, 44% e totalit/ Rritet krahasuar me vitin 2021, mbetemi të parët në rajon

Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se energjia që vjen nga burimet e rinovueshme paraqitet në rritje për vendin tonë sa i përket vitit 2022. Ndëkohë që një vit më parë ky tregues ishte në rënie, duket se në vitin 2022 energjia e rinovueshme ka fituar terren. Gjatë vitit 2021, ishte 41.38% e energjisë që vinte nga burimet e rinovueshme, ndërsa gjatë vitit 2022 ky tregues është ngjitur në 44.07%. Sipas të dhënave mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2022 është 23.02%. Krahasuar me vitin 2021 kjo përfaqëson një rritje prej 1.1 pikë përqindje.
Direktiva për energjinë e rinovueshme ka rishikuar objektivin e BE-së për vitin 2030 nga 32% në 42.5%, me synimin për ta rritur atë në 45%. Sipas raportit, vendet e BE-së duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur kolektivisht objektivin e ri të BE-së për vitin 2030, i cili kërkon rritjen e pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin bruto të energjisë finale të BE-së me pothuajse 20 pp.
Në Shqipëri, 102.96% e energjisë elektrike e konsumuar gjatë vitit 2022 rrjedh nga burime të rinovueshme. Në vitin 2021 ky tregues ishte pranë 94.4%. Pra në vitin 2022, ky tregues shihet të ketë shënuar rritje të ndjeshme me gati 8 pikë përqindje. Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për burimet e rinovueshme të energjisë të konsumuara në transport, në vendin tonë vetëm 0.41% e kësaj energjie është e rinovueshme dhe nëse do ta krahasonim këtë tregues me vitin 2021, të dhënat përsëri flasin për rritje. Por sa përqind e energjisë së konsumuar për ngrohje dhe ftohje është e rinovueshme? Shifrat tregojnë se përgjatë vitit 2022 ky tregues në vendin tonë fiksohet në 22.08%, nga 21.2% që ishte gjatë vitit 2021.
Shqipëria renditet mes vendeve të para të Europës dhe rajonit për nivelin më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në nivel rajoni, Shqipëria renditet e para me nivelin më të lartë të energjisë nga burimet e rinovueshme. Ndërkohë, vendi më nivelin më të lartë në Europë është Norvegjia me 75.82% të energjisë e cila vjen nga burimet e rinovueshme. Suedia ndjek midis vendeve të BE-së me gati dy të tretat, ose 66.0% të konsumit të saj bruto të energjisë finale në vitin 2022 që rrjedh nga burimet e rinovueshme. Suedia mbështetej kryesisht në hidro, erë, biokarburantet e ngurta dhe të lëngshme, si dhe në pompat e nxehtësisë. Finlanda me 47.9% pasoi duke u mbështetur gjithashtu në hidro, erë dhe biokarburantet e ngurta.
Në nivel rajoni, vendi i dytë pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 39.94% të energjisë të prodhuar nga këto burime. Serbia është e treta e renditur në nivel rajoni dhe ndiqet nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, me 27.08%, 18.78% dhe 18.68% përkatësisht.
Shqipëria renditet e dyta në Europë më përqindjen më të lartë të energjisë elektrike e cila rrjedh nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në vend të parë është Norvegjia, ndërsa mestarja e Bashkimit Europian është 41.17%. Nga ana tjetër, Shqipëria e humb pozicionin e saj sa i përket energjisë së rinovueshme e përdorur në transport apo për ngrohje dhe për ftohje. Për energjinë e rinovueshme të përdorur për transport dhe ngrohje e ftohje renditemi poshtë mesatres së Bashkimit Europian.
Sondazh

Depozitat i rikthehen rënies/ Tkurren në Nëntor me 10 miliardë lekë, "përgjegjëse" janë kursimet në valutë
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë paraja e gjerë i është rikthyer rënies në muajin Nëntor të këtj viti, pas një rritje në Tetor. Në......

"Gara e kuzhinës" si renditet Shqipëria? “TasteAtlas”: E 90-ta në botë, vlerësohemi me 3.9 yje. Italia mban 'kurorën'
“TasteAtlas”, një udhëzues me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth......

Më pak lodra se një vit më parë/ Bie importi me 7% gjatë 11-mujorit, Kina zë rreth 84% të peshës
Periudha e festave ndikon në importin e produkteve të caktuara dhe sidomos në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Tregu i tyre pëson një rritje të......

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë/ "Adminstrata Publike " dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike
Ekonomia në vendin tonë përgjatë vitit 2023 pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj, megjithëse është......

Mjetet për pasagjerë, cili qark kryeson?/ Durrësi ka numrin më të lartë për banorë, Dibra me rritjen më të lartë vjetore
Historiku i statistikave të mjeteve rrugore reflekton një rritje të numrit të automjeteve në vendin tonë nga viti në vit, duke na lënë të kptojmë se Shqipëria......

Çmimet në Shqipëri 'kapërcejnë' kufirin e BE-së/ Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arrin në 4.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit......

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Rriten shitjet me pakicë me 5.6%/ Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......