PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë/ "Adminstrata Publike " dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike

Ekonomia në vendin tonë përgjatë vitit 2023 pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj, megjithëse është paraqitur me ritme të ngadalta. Sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave” në tremujorin e tretë të vitit aktual Produkti i Brendshëm Bruto ka shënuar rritje me 3.46%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Konsumi i popullatës u rrit gjithashtu me vetëm 2%, nga 4.18% që rritej në tremujorin e dytë të vitit.
Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023 "Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia" janë zërat që regjistrojnë kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1.2 pikë përqindje dhe pas tyre renditen "Aktivitetet e pasurive të paluajtshme" me 0,68 pikë përqindje, dhe "Ndërtimi" me 0.45 pikë përqindje respektivisht. Po ashtu, kontributi ka qenë i konsiderueshëm edhe nga zërat si: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0.43 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me 0.26 pikë përqindje,“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" me 0.24 pikë përqindje dhe ”Arte, argëtim dhe çlodhje” me të njëjtën rritje. Ndërkohë, kontributi ka qenë minimal nga zëri “ Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit" me 0.09 pikë përqindje. Nga ana tjetër, negativisht kontriboi grupi i zërave: “Industri, Energji dhe Uji” me 0.34 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0.17 pikë përqindje.
"Scan Intel" ka përpunuar dhe analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë. Shifrat tregojnë se aktivitetet që paraqitën rritje ishin si më poshtë: Aktiviteti i Ndërtimit me rritje 4.72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me 0.77%, grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8.97% dhe Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit u rrit me 4.50%. Gjithashtu, Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme u rrit me 12.2%, grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u rrit me 11.18%, rritje kjo e njëjtë me grupin "Arte, argëtim dhe çlodhje, ndërsa grupi i Aktiviteteve profesionale dhe shërbime administrative me 7.55%. Nga ana tjetër, Aktiviteti i "Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit" shënoi rënie prej 0.50%. Po ashtu rënie pati edhe Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit me 2.89%.
Përsa i përket ndryshimit të Produktit të Brendshëm Bruto ne terma sezonalë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e dytë të vitit 2023, treguesi vlerësohet me rritje prej 2.30%. Aktiviteti "Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor" shënoi një rritje prej 0.95%, aktiviteti "Informacioni dhe Komunikacioni" pati një rritje me 1.67%, ndërsa aktiviteti "Financiar dhe i Sigurimit" pati rritje prej 2.09%. "Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme" shënoi rritje me 2.13%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi rritje me 5.54%, Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 3.71%. Aktiviteti i "Arte, argëtim dhe çlodhje" u shfaq po ashtu me rritje prej 13.89%, që është edhe rritja më e lartë. Ndërkohë, vetëm "Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit" dhe "Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit" shënuan rënie me 1.25% dhe 0.09% respektivisht.
Sondazh

Mjetet për pasagjerë, cili qark kryeson?/ Durrësi ka numrin më të lartë për banorë, Dibra me rritjen më të lartë vjetore
Historiku i statistikave të mjeteve rrugore reflekton një rritje të numrit të automjeteve në vendin tonë nga viti në vit, duke na lënë të kptojmë se Shqipëria......

Çmimet në Shqipëri 'kapërcejnë' kufirin e BE-së/ Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arrin në 4.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit......

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Rriten shitjet me pakicë me 5.6%/ Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Ekzaminimet mjekësore, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: 13.7% e shqiptarëve raportojnë nevoja të paplotësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, Shqipëria është vendi i parë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart, të cilët......

Paga mesatare arrin në 71,486 lekë/ Instat: Vlerat më të larta të rritjes për punonjësit e shtetit
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 71,486 lekë. Rritja shënohet si......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të......