Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend. ‘Scan Intel’, nisur nga të dhënat, ka analizuar tregun e punës në Shqipëri për vitin e kaluar, sipas qarqeve, për të parë se si variojnë treguesit. Referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati me 69.1%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive. Pra, nisur nga këto të dhëna duket se qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit janë qarqet me potencialin më të lartë sa i përket pjesëmarrjes në forcat e punës.
Nga ana tjetër, shkalla më e ulët e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës me 53% dhe 56.5% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja për vendin është 62.4%. Nisur nga grafiku shohim se përveç Lezhës, Dibrës dhe Tiranës, të gjithë qarqet e tjera regjistrojnë një shkallë të pjesëmarrjes në forcat e punës më të lartë se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, ky tregues është rritur pothuaj në të gjitha qarqet me përjashtim të Gjirokastrës.
Por si paraqitet shkalla e punësimit sipas qarqeve? Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Scan Intel’, raporti i të punësuarve të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë është 55.5% në vitin 2022. Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Beratit me 64.6%, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 64.4%. Pra, shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në ato qarqe që kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në forcat e punës. Shkalla më e ulët regjistrohet në qarkun e Lezhës me 41.0% dhe të Dibrës me 46.4%. Në Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Vlorë shkalla e punësimit është më e ulët se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, shkalla e punësimit është rritur pothuaj në të gjitha qarqet përveç Gjirokastrës.
Nga këndvështrimi gjinor, diferenca më e madhe e shkallës së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, është shënuar në qarkun e Vlorës, ku hendeku është 16,1 pp, ndërsa mesatarja në Shqipëri është 11,1 pp. Ndërkohë, analiza e punësimit sipas veprimtarive ekonomike, tregon se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarve, 44.2% dhe 33.9% përkatësisht, ndërsa të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 21.9%.
Referuar të dhënave të raportit, në vitin 2022, kishte rreth 160 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, që është e barabartë me 10.9% të forcës së punës gjithsej. Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 3.5% dhe Kukësit 4.9%, ndërsa ajo më e larta është regjistruar në Lezhë me 22.7%, Dibër me 17.8% dhe Vlorë me 15.3%. Krahasuar me vitin 2021, papunësia vihet re të jetë rritur në qarkun e Dibrës, Elbasanit, Kukësit, Lezhës dhe Tiranës.
Sondazh

Rriten shitjet me pakicë me 5.6%/ Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Ekzaminimet mjekësore, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: 13.7% e shqiptarëve raportojnë nevoja të paplotësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, Shqipëria është vendi i parë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart, të cilët......

Paga mesatare arrin në 71,486 lekë/ Instat: Vlerat më të larta të rritjes për punonjësit e shtetit
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 71,486 lekë. Rritja shënohet si......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të......

Çmimet i rikthehen rritjes/ Inflacioni në Nëntor pranë 3.9%, zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Ndërkohë që norma e inflacionit gjatë Tetorit ishte pranë 3.8%, të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? Instat: Rreth 44% e të rinjve gjithsej janë edhe në punë edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......

Më pak fatalitete nga shkaqet natyrale/ Instat: Rritet pesha e vetëvrasjeve dhe aksidenteve në humbjet e jetëve.
Të dhënat demografike të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, flasin për një rënie të numrit total të fatalitetve në vendin tonë. Numri i humbjeve gjatë......