Ekzaminimet mjekësore, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: 13.7% e shqiptarëve raportojnë nevoja të paplotësuara

Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, Shqipëria është vendi i parë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart, të cilët kanë raportuar nevoja të paplotësuara për ekzaminim mjekësor.
Të dhënat që rrjedhin nga statistikat e Bashkimit Europian për të ardhurat dhe kushtet e jetesës vlerësojnë se përgjatë vitit 2021 janë 13.7% e shqiptarëve të cilët “ankohen” për këtë problematikë. Këto nevoja të paplotësuara vijnë për arsye si ato financiare, listës së gjatë të pritjes nëpër qendrat shëndetësore apo edhe për arsye gjeografike, pra largësia e qendrave shëndetësore nga vendbanimi i personave të anketuar.
Theksojmë se nevojat e paplotësuara të vetëraportuara kanë të bëjnë me vlerësimin e vetë personit nëse ai ose ajo kishte nevojë për ekzaminim (ku përjashtohet kujdesi dentar), por nuk i është mundësuar trajtimi mjekësor. ‘Scan Intel’ ka analizuar këto të dhëna për të kuptuar sesi paraqiten shtetet e Europës krahasimisht me Shqipërinë.
Sipas shifrave, kjo normë e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë, ndërkohë në vend të dytë pozicionohet Greqia me 12.5% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Greqisë, në vend të tretë pason Sllovenia me 7.9% dhe Rumania me 6.6%.
Ndërkohë, nëse do të analizojmë situatën në nivel rajonal, pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 3.5%. Agjencia Europiane e Statistikave” disponon të dhëna edhe për Kosovën, megjithëse të papërditësuara.
Referuar të dhënave të publikuara për vitin 2018-të, Kosova renditet në vend të tretë pas Shqipërisë dhe Greqisë, me 9.7%. Nga ana tjetër, historiku 4-vjeçar i të dhënave për Shqipërinë, pra nga viti 2018-të deri në vitin 2021, tregon se norma paraqitet me rënie deri në vitin 2020 për të ardhur në rritje në vitin 2021 me 3.1 pikë përqindje.
Vendet me normën më të ulët janë Qipro, Malta dhe Austria, vende këto që kanë plotësuar nevojat e qytetarëve të tyre për ekzaminim mjekësor në rreth 95% të rasteve.
Sondazh

Paga mesatare arrin në 71,486 lekë/ Instat: Vlerat më të larta të rritjes për punonjësit e shtetit
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 71,486 lekë. Rritja shënohet si......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të......

Çmimet i rikthehen rritjes/ Inflacioni në Nëntor pranë 3.9%, zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Ndërkohë që norma e inflacionit gjatë Tetorit ishte pranë 3.8%, të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? Instat: Rreth 44% e të rinjve gjithsej janë edhe në punë edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......

Më pak fatalitete nga shkaqet natyrale/ Instat: Rritet pesha e vetëvrasjeve dhe aksidenteve në humbjet e jetëve.
Të dhënat demografike të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, flasin për një rënie të numrit total të fatalitetve në vendin tonë. Numri i humbjeve gjatë......

Dhuna në familje, 68.9% e rasteve nga bashkëshorti/ Durrësi regjistron numrin më të lartë, kuksianët 'larg' dhunës
‘Instituti i Statisitikave’ raporton se gjatë dy viteve të fundit, 2021-2022, rastet e evidentuara nga policia për dhunën e ushtruar në familje kanë......

Konsumatorët "i largohen" blerjeve të mëdha/ Treguesi i besimit në ekonomi në rënie, optimist vetëm ndërtimi
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike vijon rënien edhe në muajin nëntor......