Çmimet në Shqipëri 'kapërcejnë' kufirin e BE-së/ Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arrin në 4.5%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit 2023 regjistrohet në 4.5%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni për muajin nëntor të këtij viti sipas metodologjisë së 'INSTAT' është 3.9%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet mes 15 shteteve me normën vjetore më të lartë të rritjes së çmimeve. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Nëntor, ku rezulton se norma e inflacionit në vendin tonë ka kaluar normën e inflacionit në Bashkimin Europian. Mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 3.1%, ndërkohë që në Shqipëri kjo normë arrin në 4.5%. Turqia, Çekia dhe Serbia renditen si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 62.1%, 8% dhe 7.9% përkatësisht, pasuar nga Hungaria dhe Islanda me 7.4% dhe 6.9%. Maqedonia e Veriut dhe Kosova renditen poshtë mesatares së Bashkimit Europian sa i përket rritjes së çmimeve me një normë të inflacionit në 3% dhe 2.9% respektivisht. Ndërkohë, vetëm Belgjika ka regjistruar rënie të çmimeve në muajin Nëntor pasi treguesi i indeksit të çmimeve të konsumit fiksohet në -0.8%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 7.7% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7.2%, “Shërbimi arsimor” me 4.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2%, “Veshje dhe këpucë” me 3.0%, “Shëndeti” me 1.3%, “Komunikimi” me 0.5% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.4%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2.3%.
Në muajin Nëntor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.8%.
Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.6 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.64 pikë përqindje. Nga ana tjetër, grupi“Hotele, kafene dhe restorante” ndikoi me 0.49 pikë përqindje. Negativisht ka kontribuar vetëm grupi "Transporti" me 0.2 pikë përqindje.
Sondazh

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Rriten shitjet me pakicë me 5.6%/ Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Ekzaminimet mjekësore, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: 13.7% e shqiptarëve raportojnë nevoja të paplotësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, Shqipëria është vendi i parë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart, të cilët......

Paga mesatare arrin në 71,486 lekë/ Instat: Vlerat më të larta të rritjes për punonjësit e shtetit
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 71,486 lekë. Rritja shënohet si......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të......

Çmimet i rikthehen rritjes/ Inflacioni në Nëntor pranë 3.9%, zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Ndërkohë që norma e inflacionit gjatë Tetorit ishte pranë 3.8%, të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? Instat: Rreth 44% e të rinjve gjithsej janë edhe në punë edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......