Mjetet për pasagjerë, cili qark kryeson?/ Durrësi ka numrin më të lartë për banorë, Dibra me rritjen më të lartë vjetore

Historiku i statistikave të mjeteve rrugore reflekton një rritje të numrit të automjeteve në vendin tonë nga viti në vit, duke na lënë të kptojmë se Shqipëria po motorizohet me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të 'Institutit të Statistikave', në vitin 2022, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status aktiv dhe ato të çregjistruara përkohësisht rezulton në 796,438 mjete, nga 740,669 mjete të regjistruara deri në vitin 2021, duke u rritur me 7.5%.
“Scan Intel” referuar shifrave ka përllogaritur numrin e mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e banorëve. Kjo llogaritje përfshin të dhënat për mjetet të cilat përdoren vetëm për transportin e pasagjerëve, ku përfshihet kategoria e automjeteve dhe autobuzëve. Por si është shpërndarja e këtyre automjeteve sipas qarqeve në raport me numrin e popullsisë?
Shifrat e rendisin Durrësin në krye të listës me numrin më të lartë të automjeteve të përdorura nga qytetarët. Qarku i Durrësit llogarit 305 mjete për 1,000 banorë në vitin 2022. Renditja e këtij qarku në vend të parë lidhet ngushtë edhe me aktivitetin e shitblerjes së automjeteve që është një nga aktivitetet kryesore të subjekteve që operojnë në këtë qark, shtuar faktin që këtu është i përqendruar dhe tregu më i madh i automjeteve në vendin tonë. Me një diferencë prej 15 mjetesh ndjek qarku i Lezhës ku në vitin 2022 janë përdorur 290 automjete, ndërsa në Gjirokastër janë 266 të tilla për 1,000 banorë. Vlora dhe Shkodra ndjekin në renditje, ndërkohë në Tiranë janë regjistrohen 243 automjete për 1,000 banorë sa i përket transportit të pasagjerëve.
Mesatarja kombëtare për këtë tregues vlerësohet në 234 mjete për pasagjerë në raport me popullsinë, ndërsa nën mesatare pozicionohet qarku i Kukësit ku llogariten 226 automjete për 1000 banorë dhe ndiqet nga qarku i Fierit, Beratit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës.
Për të patur një panoramë sa më të plotë “Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe ndryshimin në përqindje të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë sipas qarqeve për vitin 2022, krahasuar me vitin 2018-të. Referuar të dhënave të “INSTAT”, qarku i cili ka patur rritjen më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë në raport me popullsinë gjatë këtij harku kohor është Dibra, me 75.3%. Kuksi dhe Elbasani ndjekin renditjen me një rritje prej 73.9% dhe 62.2%. Durrësi, i cili kryesonte renditjen me numrin më të lartë të mjeteve që përdoren vetëm për pasagjerë për 1,000 banorë, ka shënuar rritje të tyre me 58.7% në harkun kohor të katër viteve. Tirana renditet në vend të fundit me rritjen më të ulët të mjeteve për 1,000 banorë, gjithmonë kur flasim për transportin e pasagjerëve, me 23.2%. Gjatë periudhës 2018-2022, vihet re një rritje prej 43,7% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë në vendin tonë, nëse flasim në rang kombëtar.
Sondazh

Çmimet në Shqipëri 'kapërcejnë' kufirin e BE-së/ Në muajin Nëntor inflacioni sipas Eurostat arrin në 4.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave', në muajin Nëntor të vitit......

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Rriten shitjet me pakicë me 5.6%/ Ndikimi i turizmit, karburantet dhanë kontributin më të madh
Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë paraqitet me rritje në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të rritjes së konsumit si pasojë e sezonin veror......

Ekzaminimet mjekësore, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: 13.7% e shqiptarëve raportojnë nevoja të paplotësuara
Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, Shqipëria është vendi i parë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart, të cilët......

Paga mesatare arrin në 71,486 lekë/ Instat: Vlerat më të larta të rritjes për punonjësit e shtetit
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 71,486 lekë. Rritja shënohet si......

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dy tregues të rëndësishëm si indeksi i çmimit të prodhimit dhe indeksi i çmimit të importit kanë shënuar rritje në......

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim vijon rritjen edhe gjatë muajve Korrik-Shtator, por këtë tremujor duket se rritja është ngadalësuar. Sipas të dhënave të......

Çmimet i rikthehen rritjes/ Inflacioni në Nëntor pranë 3.9%, zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Ndërkohë që norma e inflacionit gjatë Tetorit ishte pranë 3.8%, të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e......