Eksportuesit francezë shohin vetëm humbje të kufizuara të tregut nga sanksionet ruse!

11 paketat e para të sanksioneve ekonomike të Bashkimit Europian kundër Rusisë kanë rezultuar në "humbje të kufizuar të tregut" për 145,000 eksportuesit e Francës, sipas një instituti ndërkombëtar të ekonomisë.
Qendra e Francës për Studime të Perspektivës dhe Informacionit Ndërkombëtar (Cepii), e cila ndodhet brenda Zyrës së Kryeministrit, tha të hënën se të gjitha produktet që i nënshtrohen sanksioneve ndaj Rusisë "korrespondojnë me më pak se 1% të vlerës së eksporteve franceze në vitin 2021 (0.8 %), ose rreth 4 miliardë euro”.
Eksportuesit francezë po ndiejnë efektet e sanksioneve në lidhje me luftën në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022, kryesisht në tre sektorë: pajisjet e transportit (përfshirë aeronautikën), kimikatet dhe makineritë.
Nga 2,436 kompanitë franceze të prekura nga kufizimet në eksportet në Rusi, 809 janë të specializuara në makineri, 554 në kimikate dhe 206 në transport.
Për sa i përket vlerës, vetëm kompanitë e transportit u është dashur të thithin pothuajse gjysmën e 4 miliardë humbjeve të shkaktuara në Francë si rezultat i sanksioneve europiane.
Por pasojat ekonomike të këtyre masave hakmarrëse janë zbutur nga "një devijimi i tregtisë drejt vendeve fqinje të Rusisë", sipas ekonomistëve të Cepii Charlotte Emlinger dhe Kevin Lefebvre.
“Ndërsa eksportet franceze në Rusi ranë me 52% midis 2021 dhe 2022, ato në Kazakistan, Armeni dhe Kirgistan u rritën përkatësisht me 85%, 62% dhe 44%”, theksojnë ata.
Këto shifra "vënë në dyshim efektivitetin e sanksioneve tregtare" nga Bashkimi Evropian, dy javë pasi Komisioni Europian propozoi një paketë të 12-të sanksionesh të lidhura me luftën në Ukrainë.
Autorët e konsiderojnë të mundshme që Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani "do ta rieksportin këtë tepricë të produkteve në Rusi, duke i mundësuar asaj të ruajë aksesin në teknologjitë evropiane" pavarësisht sanksioneve që synojnë t'i heqin Moskës këtë akses.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nga çfarë varet shëndeti ekonomik i Gjermanisë?
Ekonomia e Gjermanisë vazhdon të mbetet nën presion, siç tregohet nga të dhënat e fundit ekonomike me produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) të tkurrur të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 93.4 lekë dhe shitet me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke vijuar të humbasë pikë edhe këtë të hënë nga java e......

Me sa pará mbeten europianët në fund të çdo muaji?!
Të kursesh apo të mos kursesh, kjo është çështja. Vitin e kaluar, europianët zgjodhën të kursenin 1/8 e të ardhurave të tyre, sipas të dhënave më të fundit të......

E vetmja mënyrë për Berlinin është të ulë kostot - Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, hapësirat për manovrim janë të kufizuara
Pavarësisht sfidave serioze, Gjermania gëzon pozitën më të rehatshme fiskale të ekonomive të përparuara. Borxhi publik duket se do të bjerë në 63% të PBB-së në......

38% e europianëve nuk konsumojnë më tre vakte në ditë - Prindërit heqin dorë nga vaktet e tyre për të ushqyer fëmijët
Më shumë se gjysma e europianëve pranojnë se buxheti i tyre është reduktuar gjatë tre viteve të fundit, sipas një studimi të fundit. Rritja e çmimeve ka shtyrë......

Grekët shpenzuan më shumë se sa fituan - Kursimet sërish në situatë negative pas trendit pozitiv në 2020-2021
Kursimet në Greqi kaluan në territor negativ në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke evidentuar një nga problemet që është mbetja e......

Kreu i BQE, Lagarde injorohet nga djali i saj - Humbi pothuajse të gjitha paratë e investuara në kripto
Shumë lehtë mund të mendohet se familjet e shefave të bankave qendrore më të fuqishme në botë i kanë financat e tyre në gjendje shumë të mirë. Në fund të......

Stuhia/Ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH inspektim në akset kombëtare: 1100 punonjës e 110 borëpastruese në terren
Situata e rënduar e motit me stuhi, reshje bore, temperatura të ulëta e shi ka nxjerrë në terren 1100 punonjës dhe 110 borëpastruese në mbarë vendin.......