Kreu i BQE, Lagarde injorohet nga djali i saj - Humbi pothuajse të gjitha paratë e investuara në kripto

Shumë lehtë mund të mendohet se familjet e shefave të bankave qendrore më të fuqishme në botë i kanë financat e tyre në gjendje shumë të mirë. Në fund të fundit, kur këshillat financiare të klasit botëror janë të disponueshme falas në shtëpinë tuaj, sa mundësi ka që të humbisni para?
Por, duket se ka shumë mundësi. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka pranuar se djali i saj humbi pothuajse të gjitha paratë e tij për shkak të investimit në kriptomonedha, pavarësisht se ajo u përpoq ta këshillonte atë përpara se të humbiste shumën e madhe të parave.
Lagarde pranoi se i biri e kishte injoruar plotësisht, duke humbur në këtë mënyrë paratë e investuara. Ndonëse, sipas saj nuk ishte një shumë e konsiderueshme, ai humbi rreth 60% të investimit. Lagarde ka dy djem që janë në mesin e të 30-tave, por ajo nuk tha se cili prej tyre i humbi paratë.
Lagarde ka folur për një kohë të gjatë kundër kriptomonedhave duke thënë se ato janë spekulative dhe të pavlera dhe më keq, një mjet që përdoret shpesh nga kriminelët për të financuar aktivitetet e tyre të paligjshme.
BQE ka sugjeruar që duhet të ketë rregullore globale të aseteve të mbajtura në kriptovaluta në mënyrë që të mbrohen klientët që nuk janë në dijeni për rrezikun dhe gjithashtu të mbyllet një boshllëk që lejon terroristët të kanalizojnë fondet ose pastruesit e parave për të pastruar paratë cash.
Ka shqetësime se monedhat e emetuara privatisht mund të zëvendësojnë monedhat e emetuara nga qeveritë. BQE ka nisur një projekt digjital të euros, por do të kalojnë disa vite para se të dalë në treg ndonjë para digjitale.
Në tetor, BQE filloi fazën përgatitore për euron digjitale, por shtoi se do t'i duheshin edhe dy vite të tjera përpara se të vendoste nëse do ta nxjerrë atë apo jo. Lagarde theksoi se njerëzit janë të lirë të investojnë paratë e tyre ku të duan, të spekulojnë sa të duan, por nuk duhet të jenë të lirë të marrin pjesë në tregti dhe biznese të sanksionuara penalisht.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Stuhia/Ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH inspektim në akset kombëtare: 1100 punonjës e 110 borëpastruese në terren
Situata e rënduar e motit me stuhi, reshje bore, temperatura të ulëta e shi ka nxjerrë në terren 1100 punonjës dhe 110 borëpastruese në mbarë vendin.......

Qeveria franceze paralajmëron njerëzit nga ofertat e të Premtes së Zezë – Fushata krijon polemika
Qeveria franceze ka nisur një fushatë duke inkurajuar njerëzit që të mos blejnë rroba të reja në shitjet e së Premtes së Zezë. Reklama tregon një burrë që......

Interneti i Tankeve: NATO-ja përqafon zhvillimet teknologjike të gjeneratës së ardhshme
Një ushtar shtrihej në tokë, shumë larg togës së tij, në një video simulimi të fushëbetejës. Në ndihmë të tij erdhi Spot, një qen robot, me këmbët që......

2018-2023, si ka ndryshuar preferenca për produktet e importit - Në 5 vite u rrit 40% kërkesa për ushqime, pije e mobilje nga jashtë, me pak tekstilet e këpucët
Mbiçmimi i lekut në raport me monedhën e përbashkët evropiane ka rritur fuqinë blerëse të shqiptarët sa i përket produkteve të importit, veçanërisht kur vjen......

Reshje shiu, bore dhe stuhi – Balluku publikon raportin mbi situatën për shkak të motit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në vendin tonë......

Google Exec : Kompanitë kanë një 'nevojë të jashtëzakonshme' për këtë profesion - Paguan mbi 100,000 dollarë në vit
Një nga punët me rritje më të shpejtë në SHBA është lufta kundër krimit në internet. Me më shumë kompani që lëvizin në internet, sulmet kibernetike janë në......

Cilat janë variantet aktuale të COVID që qarkullojnë në Evropë?
Ka disa nënvariante të Omicron që qarkullojnë globalisht. Por cilat janë ato dhe pse ne nuk jemi aq të shqetësuar sa zyrtarët e OBSH-së për këtë? Ndërsa......

Kanadaja dhe BE-ja nënshkruajnë një "Aleancë të Gjelbër" për të ngadalësuar ngrohjen globale
Në takimin në një samit BE-Kanada në St John's, Newfoundland, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se aleanca do të "na ndihmojë të......