Europa Postuar më 27 Nëntor 2023, 10:17

Grekët shpenzuan më shumë se sa fituan - Kursimet sërish në situatë negative pas trendit pozitiv në 2020-2021

Nga SCAN TV
Grekët shpenzuan më shumë se sa fituan - Kursimet sërish

Kursimet në Greqi kaluan në territor negativ në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke evidentuar një nga problemet që është mbetja e krizës së kredisë. Që nga ia moment nisi dhe seria e shenjave negative në përqindjet e kursimeve në vend.

Vetëm në vitin 2020 dhe 2021 kursimi u kthye paksa pozitiv pasi pandemia kontribuoi në shtyrjen e plotësimit të nevojave të konsumit, ndërkohë që qeveria mbështeti ‘bujarisht’ të ardhurat. Por më pas, në vitin 2022, u kthye sërish në situatë negative.

Sipas Eurostat, ndërsa në Bashkimin Europian një familje mesatare kursente 12.7% të të ardhurave të disponueshme, në Greqi përqindja ishte negative, -4%. Kjo do të thotë, siç theksohet dhe në njoftimin e Shërbimit Statistikor Europian, se familjet shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre bruto të disponueshme dhe për rrjedhojë ose kanë përdorur kursimet e akumuluara nga periudhat e mëparshme ose kanë marrë hua për të financuar shpenzimet e tyre.

Vetëm Greqia dhe Polonia patën një ecuri kaq negative në vitin 2022. Megjithatë, tendenca rënëse ishte e përgjithshme, me vendet e tjera europiane që kishin reagime të ngjashme të konsumatorëve gjatë periudhës së pandemisë dhe më gjerë.

Kështu, mesatarisht, norma e kursimeve u ul nga 16.4% që ishte rritur në 2021 - shin në 12.4% në 2022 - shin, duke iu afruar performancës para pandemisë. Normat më të larta të kursimeve në mesin e vendeve anëtare të BE-së u regjistruan në Gjermani - 19.9%, Holandë - 19.4% dhe Luksemburg - 18.1%.

Kur për një periudhë të gjatë kohore shpenzimet tejkalojnë shumë prodhimin, ose në mënyrë ekuivalente investimi tejkalon kursimet, ka rreziqe për kursin afatmesëm deri në afatgjatë të ekonomisë, për shkak të rritjes së detyrimeve të jashtme dhe për shkak të varësisë nga flukset e vazhdueshme të huamarrjes së jashtme. Kriza e borxhit në Greqi në dekadën e fundit është një shembull tipik i pasojave të këtij skenari.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat