38% e europianëve nuk konsumojnë më tre vakte në ditë - Prindërit heqin dorë nga vaktet e tyre për të ushqyer fëmijët

Më shumë se gjysma e europianëve pranojnë se buxheti i tyre është reduktuar gjatë tre viteve të fundit, sipas një studimi të fundit. Rritja e çmimeve ka shtyrë pothuajse një të tretën e europianëve në një situatë financiare të pasigurtë.
Barometri i dytë mbi varfërinë dhe pasigurinë ekzaminoi aftësinë e europianëve për të bërë blerje dhe zbuloi se ajo ka rënë gjatë tre viteve të fundit, duke detyruar një pjesë të madhe të tyre të anashkalojnë vaktet dhe të ndërmarrin zgjedhje të vështira financiare.
Nga 10 mijë të anketuar nga Ipsos, 29% thanë se gjendja e tyre financiare ishte e pasigurtë dhe çdo shpenzim i papritur do të bënte që bilanci i tyre të prishej. Pothuajse një në dy europianë mendojnë se përballen me një rrezik të lartë për të rënë në një situatë të pasigurtë në muajt e ardhshëm, duke iu nënshtruar rritjes së çmimeve dhe pagave relativisht të pandryshuara. Shkalla e rrezikut nga varfëria në vitin 2021 për popullsinë totale të BE-së ishte 17%, sipas Eurostat.
Vetëm 15% thanë se ishin të sigurtë dhe nuk ndjenin nevojën t'i kushtonin vëmendje shpenzimeve të tyre të përditshme. Një shumice dërrmuese e europianëve tashmë iu është dashur të bëjnë kompromis për zgjedhjet e tyre për shkak të kushteve të vështira financiare.
Inflacioni i shfrenuar në pothuajse çdo sektor i detyroi për zgjedhje të komplikuara, të cilat përfshijnë anashkalimin e një vakti pavarësisht urisë. Pothuajse një në tre europianë thanë se kanë anashkaluar një vakt kur janë të uritur, me Greqinë dhe Moldavinë që kanë shifra veçanërisht të larta.
Kompromise të tjera përfshijnë mos ndezjen e ngrohësve, huamarrjen dhe mos trajtimin e një problemi shëndetësor përballë kostove në rritje. Një sondazh i kryer nga Fondacioni Joseph Rowntree, në qershor zbuloi se 5.7 milionë familjeve me të ardhura të ulëta në Mbretërinë e Bashkuar u mungojnë paratë e mjaftueshme për ushqim, duke e cilësuar situatën si një “normale të re të tmerrshme”. Gati 1 në 12 italianë jeton në varfëri absolute për shkak të inflacionit më të lartë.
Nga të qenit vetëm në gjendje për të blerë ushqime me zbritje deri tek kthimi në bankat e ushqimit të drejtuara nga shoqata të mëdha për të ushqyer veten, rritja e çmimeve të ushqimeve ka pasur efekte të ndryshme - por të konsiderueshme - në zakonet ushqyese, sipas sondazhit.
Ashpërsia e situatës u pasqyrua në një numër përgjigjesh të prindërve, ku disa thanë se u është dashur të kufizojnë ushqimin e tyre për të siguruar jetesën e fëmijëve. 21% e prindërve të anketuar thanë se kanë përjetuar të paktën një rast duke mos ngrënë mjaftueshëm për të ushqyer pasardhësit e tyre.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Grekët shpenzuan më shumë se sa fituan - Kursimet sërish në situatë negative pas trendit pozitiv në 2020-2021
Kursimet në Greqi kaluan në territor negativ në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke evidentuar një nga problemet që është mbetja e......

Kreu i BQE, Lagarde injorohet nga djali i saj - Humbi pothuajse të gjitha paratë e investuara në kripto
Shumë lehtë mund të mendohet se familjet e shefave të bankave qendrore më të fuqishme në botë i kanë financat e tyre në gjendje shumë të mirë. Në fund të......

Stuhia/Ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH inspektim në akset kombëtare: 1100 punonjës e 110 borëpastruese në terren
Situata e rënduar e motit me stuhi, reshje bore, temperatura të ulëta e shi ka nxjerrë në terren 1100 punonjës dhe 110 borëpastruese në mbarë vendin.......

Qeveria franceze paralajmëron njerëzit nga ofertat e të Premtes së Zezë – Fushata krijon polemika
Qeveria franceze ka nisur një fushatë duke inkurajuar njerëzit që të mos blejnë rroba të reja në shitjet e së Premtes së Zezë. Reklama tregon një burrë që......

Interneti i Tankeve: NATO-ja përqafon zhvillimet teknologjike të gjeneratës së ardhshme
Një ushtar shtrihej në tokë, shumë larg togës së tij, në një video simulimi të fushëbetejës. Në ndihmë të tij erdhi Spot, një qen robot, me këmbët që......

2018-2023, si ka ndryshuar preferenca për produktet e importit - Në 5 vite u rrit 40% kërkesa për ushqime, pije e mobilje nga jashtë, me pak tekstilet e këpucët
Mbiçmimi i lekut në raport me monedhën e përbashkët evropiane ka rritur fuqinë blerëse të shqiptarët sa i përket produkteve të importit, veçanërisht kur vjen......

Reshje shiu, bore dhe stuhi – Balluku publikon raportin mbi situatën për shkak të motit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar mbi gjendjen aktuale në vendin tonë......

Google Exec : Kompanitë kanë një 'nevojë të jashtëzakonshme' për këtë profesion - Paguan mbi 100,000 dollarë në vit
Një nga punët me rritje më të shpejtë në SHBA është lufta kundër krimit në internet. Me më shumë kompani që lëvizin në internet, sulmet kibernetike janë në......