E diela vullkanike në SuperSport, nis java e përballjeve që "trondisin" kontinentin! - Nga Milano, në Madrid, Londër, Amsterdam e Athinë përplasjet e titanëve trondisin kontinentin e vjetër.

Europa dridhet këtë javë në pritje të një të diele vullkanike. Nga Milano, në Madrid, Londër, Amsterdam e Athinë përplasjet e titanëve trondisin kontinentin e vjetër.
Në La Scala-n e futbollit luhet Inter-Juventus, dhe bashkë me të një copëz titulli ku do të lërë shenjën e tij edhe Kristjan Asllani. Rivaliteti më i ndezur i futbollit italian në një akt vendimtar për mbretërimin në Serie A.
Big Ben në Londër mat minutat në pritje të Arsenal-Liverpool, dy prej skuadrave më spektakolare të kampionatit më të bukur në botë, beteja angleze në luftën e yjeve të Klopp dhe Artetës që premtojnë fishekzjarre.
Madridi bëhet gati për El DERBI: Real kundër Atleticos, aristokracia mbretërore e Los Blancos kundër luftëtarëve të Simeones. Dy takimet e fundit mes tyre kanë dhuruar 16 gola, dhe nga një fitore për kokë në sfida të denja për skenarë filmash, e tillë do të jetë edhe kjo përballje.
Në Amsterdam sytë janë për klasiken e Holandës, Ajaks kundër kryesuesve të PSV, trondit tokën e tulipanëve në sfidën më të nxehtë të futbollit spektakolar.
Erërat e derbit të zjarrtë ballkanik vijnë nga Athina. Grekët bëhen gati për luftën e armiqve të përjetshëm, luhet Panathinaikos-Olimpiakos, premton tërmet.
Europa ndizet këtë të dielë: shënojeni që tani në kalendar, anulloni çdo takim tjetër pasi takimin e vetëm që vërtet ja vlen e keni me Supersport/Digitalb, platformën që bashkon më të mirët e futbollit. Mos harroni të kontrolloni abonimin dhe nxitoni që të përfitoni nga oferta e paketës Premium që zgjat deri në 31 janar.
SCAN
Sondazh

Çmimet normalizojnë shifrat e transportit - "Mallrat nga deti", qarkulluan 8.8% më shumë në tremujorin e katërt
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT rezulton se volumi i mallrave të transportuara në rrugë detare që zë dhe peshën më të madhe të mallrave të......

Transporti ajror performon “lart” - Fluturimet u rritën me 31%. U regjistruan rreth 7,3 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, numri i fluturimeve në vendin tonë për vitin 2023 është regjistruar në 51 mijë, duke shënuar një......

“Kënaqësia e jetës në Shqipëri s’është rritur” - BERZH: I vetmi vend në rajon. Gjithë të tjerët, në përmirësim
“Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku kënaqësia mesatare e jetës, nuk është rritur gjatë 7 viteve të fundit”. Raporti i tranzicionit 2023 -2024, i sapo......

Padi e re në Kushtetuese për ligjin e pronave - Pas Komunitetit Mysliman, edhe shoqatat paraqesin ankimim: Të shfuqizohet pragu 10%
Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë vendimin mbi padinë e depozituar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve të bëra në......

Ndryshon sërish ligji i turizmit - Ndër të tjera synohet reduktimi i informalitetit
Pas konsultimit publik, është publikuar në Kuvend ligji “Për Turizmin” ku janë rishikuar ndryshimet si rezultat i mangësive dhe problematikave. Synim i këtij......

“Minierë ari” në Malësinë e Madhe - Bimët mjekësore, 15 mijë ton eksport në vit
Rreth 6000 ha më shumë sipërfaqe me bimë medicinale kryesisht sherebelë, është mbjellë gjatë vitit që lamë pas në Malësinë e Madhe. Nënkryetari i kësaj bashkie......

“Ekonomia, ndikime nga ndryshimet klimatike” - Sejko: Institucionet të angazhohen në plane konkrete për të minimizuar risqet
“Ndryshimet klimatike do të kenë implikime të gjera për ekonominë, sistemin financiar dhe shoqërinë në përgjithësi, ndaj autoritetet publike duhet të......

Ku po ‘fluturojnë’ paratë e europianëve?!
Të dhënat e reja zbulojnë vendet që kontribuojnë në totalin e transfertave personale brenda dhe jashtë BE-së në vitin 2022. Emigrantët brenda BE-së dërguan......