Donald Trump rikandidon për president - Republikani synon sërish Shtëpinë e Bardhë, përçahet partia

“Për të bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, shpall kandidaturën time për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Donald Trump. Ky ishte dhe lajmi që kishte në plan të jepte prej kohësh. Por këshilltarët e tij e bindën që të priste deri në përfundimin e zgjedhjeve të mes mandatit, por ai refuzoi të priste dhe më shumë pas balotazhit për senatin në Xhorxhia. Avokatët e tij dorëzuan dokumentet zyrtare për rikandidimin e tij për emërimin republikan për zgjedhjet e 2024-ës.
Trump foli nga rezidenca e tij në Mar – a – Lago në Florida, ku FBI verën e kaluar mori dokumente shumë sekrete që ish presidenti i kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë. Por në krah të tij nuk ndodhej vajza Ivanka e cila me anë të një mesazhi në rrjetet e saj sociale u shpreh se këtë herë kishte zgjedhur t’i jepte prioritet fëmijëve dhe familjes së saj duke mos u përfshirë më në politikë.
Ish presidenti Trump u shpreh se Kina ka luajtur një rol shumë aktiv në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës. Ai nuk pranoi të komentojë sfidat e humbura dhe këmbënguli se mediat nuk raportojnë saktësisht pasi nga kandiatët e tij 232 kanë fituar dhe vetëm 32 kanë humbur.
Dhe pse pranon se republikanët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhjet e mes mandatit ai këmbënguli se amerikanët nuk e kanë kuptuar ende plotësisht se sa e rëndë është situata aktuale.
Analistët e komentuan si një fjalim të lodhur dhe pa energji atë të shpalljes së kandidaturës për president të Donald Trump. Por Fox News, mbështetës i hershëm i ish kreut të Shtëpisë së bardhë e cilësoi si një fjalim shumë serioz dhe të fuqishëm.
New York Times nga ana tjetër bën apel që rilindja politike e Trump të refuzohet nga amerikanët duke i bërë thirrje republikanëve që të luftojnë për shpirtin e partisë së tyre.
Trump nuk është në një moment të mirë pasi shumë republikanë e kritikuan ashpër për rezultatin e zgjedhjeve të mes mandatit por dhe për shpalljen e parakohshme të kandidaturës për në Shtëpinë e Bardhë.
Kanditatura e miliarderit 76 vjecar shton mundësitë që dhe presidenti aktual Biden të dalë në skenë për të kërkuar një mandat të dytë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbush 80 vjec në 20 nëntor dhe ka deklaruar se do të vendosë në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të garojë për një mandat të dytë.
SCAN
Sondazh

Parisi ndalon dhënien me qira të skuterave elektrikë - Arsyeja, shqetësimet në rritje për sigurinë publike, përfshirë trotuaret
Parisi po merr në konsideratë të ndalojë 15 mijë skuterat elektrikë që jepen me qera në kryeqytet, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike në trotuaret......

Nafta ruse “avullon” nga tregu! - Parashikimet për vitin e ardhshëm. Do të prodhohen 1.4 milionë fuçi në ditë më pak
Prodhimi rus i naftës do të bjerë me 1.4 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm pasi Bashkimi Europian vendosi një ndalim për eksportet e naftës së papërpunuar......

Pushwoosh, kompania ruse depërtoi në ushtrinë amerikane - Mes “viktimave” janë UEFA dhe partia laburiste britanike
Pushwoosh prezantohet si një kompani me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por faktikisht është një shoqëri teknologjike ruse, që zhvillon kode në mijëra......

Bankat e Eurozonës, në rrezik nga inflacioni - Pritshmëri për rritje të kredive të rënduara, shkak rritja e shpejtë e inflacionit
Bankat e zonës euro mund të regjistrojnw rritje të kredive me probleme, pasi zgjerimi i shpejtë i inflacionit si dhe e normave të interesit po godasin të......

Cilat bashki mbajnë peshën më të madhe të borxheve? - 56.5 mln euro detyrime të papaguara, punët publike bëhen pa fonde
Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë......

Problemet me garat e tenderëve - Në 10 muaj, 654 ankesa nga bizneset. Dominojnë kontestimet për vlerësimin e ofertave
654 ankesa janë depozituar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në......

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset
Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti......

Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%
Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të......